Futboll Kombëtarja Sport

GREZDA I BËRI PËR VETE/ Tifozët e duan titullar në ndeshjen e radhës të Rangers

Dy gola dhe një asist dy javë më parë në Skoci, kanë bërë që Eros Grezda të fitojë zemrat e tifozëve të Rangers. Sulmuesi i krahut i kombëtares shqiptare të futbollit, arriti të gjente rrjetën në ndeshjen kundër Motherwell në kampionat, duke u çliruar psikologjikisht.

Ai konfirmoi besimin e trajnerit Steven Gerrard, por njëkohësisht është bërë dhe futbollisti, që tifozët e Rangers kërkojnë t`a shohin sërish në fushën e lojës si titullar. Kështu, në rrjetet sociale, tifozët e Rangers kërkojnë që 23-vjeçari, të jetë titullar gjatë ndeshjes së ditës së shtunë, që Rangers do të luajë në stadiumin “Ibrox” kundër Livingstone, skuadrës ku aktivizohet sulmuesi tjetër i krahut i kombëtares shqiptare, Egli Kaja.

Shanset janë që Grezda të jetë titullar me Rangeres. Rayan Kent, është duke vuajtur një dëmtim, dhe gjasat janë që në fushë rikthehet gjatë muajit dhjetor. Një rival brenda skuadrës është Daniel Candeias, që në ndeshjet e fundit me Rangres është rikthyer te goli dhe ky gjithashtu gëzon besim.

Gjithsesi tifozët kërkojnë të shohin Grezdën në fushën e lojës si titullar, duke i dhënë atij më shumë besim nga trajneri Steven Gerrard. Gjakovari luajti dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare me Shqipërinë si titullar, në humbjen 4-0 ndaj Skocisë, ku pati kundër dhe disa shokë të Rangers, si dhe në fitoren 1-0 ndaj Uellsit.

 

Related posts

I mjafton vetëm 1 minutë, sulmuesi shqiptar i shënon Olimpiakosit (VIDEO)

Isa.Autor

NIS AVENTURËN ME DEBUTIM NË KROACI/ Kristal Abazaj shënon 11 minuta pasi futet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Lewandowski në Madrid? Kështu përgjigjet Heynckes

Q.Autor

Leave a Comment