Futboll Seria A Sport

GATTUSO NË ALARM/ Nuk ka “mëshirë” për Higuain: Konfirmohet pezullimi i sulmuesit të Milanit

Nuk ka ulje dënimi për Gonzalo Higuain. Dy ndeshjet skualifikim për “Pipita” mbeten. Kjo është ajo që u vendos në zyrat e selisë së Gjykatës Federale të Apelit të Romës, ku sulmuesi i Milanit u paraqit këtë të premte, rreth 12:30, për të motivuar kërkesën e tij për rishkim të dënimit.

Gjithçka ka në bazë shpërthimin e sulmuesit argjentinas ndaj gjyqtarit, gjatë ndeshjes së luajtur në “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Juventusit, më 11 nëntor. “Hetimi” i argjentinasit zgjati vetëm 15 minuta. Në këtë kohë, Higuain u përpoq të shpjegonte arsyet që e detyruan atë, të paraqiste ankesën.

Historia – E gjitha ka filluar në minutën e 38-të të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Juventusit, kur, pas një përplasjeje me Benatia, sulmuesi kuqezi ka parë kartonin e verdhë nga gjyqtari Mazzoleni. Një karton, që është shoqëruar me tërbimin e “Pipita”.

Protesta e tij e vrullshme kundër gjyqtarit shkaktoi dëbimin nga fusha me karton të kuq dhe pezullimin me dy ndeshje për “sjellje pa respekt” ndaj zyrtarit të ndeshjes. Pastaj, erdhi njoftimi i Milanit për të kërkuar apelim, duke synuar ta përgjysmojë skualifikimin e sulmuesit nga dy, në një ndeshje. Sot ishte fjala e fundit. Dy ndeshjet pezullim mbeten në fuqi.

Related posts

U AFRUAN NË MERKATON E VERËS/ Nuk patën hapësira, largohen nga Skënderbeu dy lojtarët…

Delo.autor

BARCELONA HABIT ME VEPRIMIN E SAJ/ Shihni se çfarë po ndodh në stadiumin “Camp Nou” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Kombëtarja zbarkon në Andorra, pas përgatitjeve dy ditore në Barcelonë. Ja axhenda…

Delo.autor

Leave a Comment