Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA SHFRENON FANTAZINË/: Të punosh me mua apo…? Unë preferoj SEKSIN

Pep Guardiola i është kundërpërgjigjur deklaratës së Dani Alves i cili ishte shprehur se të punoje me të ishte më mirë se të bëje seks. Trajneri i Manchester City-t ishte duke folur në prag të derbit të fundjavës me Manchester United dhe është pyetur për pretendimet e Dani Alves.

Mbrojtësi i PSG e bëri këtë deklaratë në një dokumentar rreth kohës së Guardiola-s te Barcelona.

Dhe përgjigja e trajnerit katalanas ishte: “Unë preferoj seksin.” Përgjigja e tij ka bërë që e gjithë salla të shpërthejë në gaz. “Por ka një listë të madhe që është në anën e kundërt, përveç asaj ku bën pjesë Dani Alves.

“Ka një anë tjetër nga Suedia dhe vende të tjera ku nuk më duan shumë. Normalisht ndodh kur ata nuk luajnë rregullisht. Ne mundohemi t’i bindim, por nuk biem dakord gjithmonë.”

Related posts

Paqe në rrjetet sociale? Ja pse Marcelo ka filluar të ndjekë Pique në Instagram

Q.Autor

POLEMIKAT PËR BAJRAMI-D’AMBROSIO/ Ish-arbitri i FIFA-s sqaron: Ja pse s’duhet krahasuar me faullin Aleks Sandro-Dumfris

Delo.autor

INTERVISTA E RRALLË E “FENOMENTIT”/ Si e sheh Inter-Juventus dhe garën e titullit në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment