Futboll Premier League Sport

ANASHKALONTE RREGULLAT E UEFA/ Zbulohet marrëveshjen sekrete mes Bayernit dhe Interit për Shaqirin

Ylli shqiptar i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, iu bashkua Interit nga Bayern Munich në verë të vitit 2015 si lojtar i huazuar, dhe tani dokumentet sekrete të zbuluara nga uebsajti zviceran Tagesanzeiger.ch gazeta gjermane Der Spiegel, zbulojnë se Interi kishte marrëveshje sekrete me Bayern Munichun duke i anashkaluar rregullat e Financial Fair Plya të UEFA-s për kompletimin e transferimit të Shaqirit.

Në janar të vitit 2015, Interi vëzhgohej nga afër prej UEFA për statusin e tij financiar,

Anësori nga Kosova iu bashkua Interit në bazë të një marrëveshjeje për huazim pa pagesë nga janari i 2015-s deri në dhjetor të vitit të njëjtë. Sipas marrëveshjes së zbuluar tani, Interi obligohej për ta blerë Shaqirin për 15 milionë euro. Zikaltrit do të duhej ta blinin përfundimisht lojtarin pas paraqitjes së tij të parë jo garuese në fanellën zikaltër mes datës 1 qershor dhe 31 dhjetor. Prandaj, trajneri i atëhershëm i Interit Roberto Mancini nuk e kishte futur Shaqirin në asnjë ndeshje gjatë përgatitjeve parasezonale të klubit për sezonin 2015/16.

Në marrëveshjen sekrete mes Interit dhe Bayernit ekzistonte edhe një klauzolë tjetër, e cila e detyronte Interin t’i paguajë gjermanëve 15 milionë euro nëse klubi ndodhej jashtë zonës së rënies nga Serie A deri më datën 31 dhjetor 2015.

Interi nuk ishte në gjendje për ta blerë Shaqirin për shkak të rregullave të Financial Fair Play dhe prandaj Marco Fassone (CEO i Interit në atë kohë), e mbylli këtë operacion me Bayernin.

Në verën e vitit 2015, Interi ishte shumë larg arritjes së bilancit buxhetor dhe u gjobit me 6 milionë euro për shkelje të Financial Fair Play dhe u detyrua ta shesë Shaqirin sepse nuk qe në gjendje t’ia paguajë Bayern Munichut shumën prej 15 milionë eurove, transmeton Express.

Në fund, Interi e bleu Shaqirin për 15 milionë euro në verën e 2015-s dhe e shiti menjëherë te Stoke City për 14.5 milionë euro. Marco Fassone u shkarkua nga Interi pak muaj më vonë.

Në Stoke, Shaqiri kishte pagë katër herë më të lartë se në Inter. Në fund, klubi i parë i Shaqirit, Baseli, mori një shumë nga marrëveshja e Interit dhe Stoke për transferimin e kosovarit.

Sipas Barner Zeitung dhe Tages Andeizer, Interi dhe Bayerni kanë refuzuar të komentojnë rreth kësaj cestheje.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Merret PENG, ish futbollistit i kërkojnë PARA për…

Delo.autor

ÇËSHTJA E “FANTAZISTIT”/ Ozil do të largohet nga Arsenal, përgatitet për transferimin e bujshëm

Delo.autor

STATISTIKAT/ Bleu më të mirët në treg, PSG “kampione” e… minutave të fundit

Delo.autor

Leave a Comment