Futboll La Liga

HARMONIA DHE RESPEKTI/ MODRIC del kundër shokut të ekipit për KAPITENIN E TIJ

Luka Modric i ka dalë në mbrojtje Sergio Ramos pasi bashkëkombësi dhe shoku i ekipit te Kroacia Dejan Lovren ka kritikuar spanjollin.

Lovren është shprehur për Copa90 se reputacioni i Ramos është i madh për shkak se kur ai bën gabime, ekipi fiton 5-1 dhe askujt nuk i intereson.

Pasi është takuar me Lovren në qendrën stërvitore të Kroacisë në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Spanjës dhe Anglisë, Modric është pyetur për kritikat e qendërmbrojtësit të Liverpool ndaj Ramos.

“Ramos është një lojtar i madh dhe një kapiten i madh,” shprehet Modric për gazetarët. “Për mendimin tim, të gjitha kritikat drejt tij janë të pavlera. Në futboll të gjithë kanë një memorie të shkurtër.

“Ai ka karakter dhe jam i sigurt se kritikat nuk kanë rëndësi për të.”

Related posts

RONALDO STËRVITET NË STADIUM/ Në Portugali shpërthejnë polemikat: Si të gjithë të tjerët (FOTO)

Delo.autor

E PARITUR/ Guardiola i mbyll derën “yllit” të Parisit, spanjolli mendon se ka në skuadër lojtarë më…

Isa.Autor

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ UEFA zgjedh 20 më të mirët e Championsit, surprizë mungesa e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment