Futboll Sport

XHAKA MUNGON, SHIRITI I KAPITETNIT TE ZVICRA MBETET…/ Shaqiri optimist për përballjen me Spanjën

Zvicra do të përballet sot me Spanjën, pas kualifikimit historik me Francën, ndërsa shiritin e kapitenit të skuadrës, pas pezullimit të Granit Xhakës, do ta mbajë një tjetër shqiptar. Është pikërisht Xherdan Shaqiri.

Do të jetë një ndeshje emocionale për 29-vjeçarin, i cili është golashënuesi më i mirë i Zvicrës në turne të mëdhenj me 7 gola.

Pavarësisht se shënoi dy herë në fitoren 3-1 ndaj Turqisë, Shaqiri është kritikuar për paraqitjen kundër Francës. Edhe pse nuk arriti të japë assist apo të shënojë ndaj “gjelave”, ai u shpreh se ishte mjaft i kënaqur me paraqitjen e tij dhe tha se performance nuk matet vetëm me gola.

‘Për mua, nuk ishte e lehtë kundër Francës,’ tha ai. ‘Ndihmova shumë në mbrojtje. Kjo ishte vendimtare për ekipin. Unë jap gjithçka për ekipin.

Por nuk do të thotë që kam pasur një lojë të keqe nëse nuk shënoj ose asistoj. Jam krenar për performancën e ekipit, por edhe krenar për performancën time. ’

Pavarësisht një kundërshtari të fortë, Zvicra synon të bëjë mrekullinë edhe ndaj Spanjës.

‘Ne duhet të jemi përsëri të uritur, të pangopur,’ tha trajneri Vladimir Petkovic. ‘Ne e dimë që po garojmë kundër një prej favoritëve, por jemi këtu për të kaluar në raundin tjetër”.

Edhe Shaqiri duket optimist, pasi tashmë Zvicra e ka mposhtur frikën ndaj ekipeve të mëdha.

“Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona. Përballë Francës treguam se ndaj skuadrave të mëdha mund të shënojmë më shumë se një gol, madje tre të tillë, ndaj kjo na bën optimistë edhe për sfidën e ardhshme ndaj Spanjës”, deklaroi Shaqiri.

Me dy golat kundër Turqisë, Shaqiri u bë lojtari i parë i Zvicrës që shënon në katër turne radhazi, në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018 dhe Euro 2020

Related posts

U largua së fundmi nga Partizani/ Sulmuesi “burgos” veten me kalimin tek Teuta

Isa.Autor

TRIUMFI HISTORIK/ Nga ankthi në buzëqeshje, ja si u shpall Kampion Bote Florian Marku

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Barcelona firmos me talentin holandez, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment