Futboll La Liga Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ “Snajperi” Enis Bardhi, më i miri në botë në tre vitet e fundit

Besojeni ose jo, por Enis Bardhi është lojtari më i mirë në botë sa i përket goditjeve të lira. Nuk është një shaka, por një statistike e veçantë, e cila monitorohet nga FIFA. Bardhi ka lënë pas tij edhe emra si Mesi, Grizman, Pjaniç, Dibala etj.

Që nga gushti i vitit 2015 dhe deri tani, lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë, por me origjinë shqiptare ka përqindjen më të lartë të golave të realizuar nga goditjet e dënimit. Saktësisht 24% të goditjeve të tij, Bardhi i ka çuar në fundin e rrjetës, ose e thënë ndryshe ka shënuar 6 gola nga 25 goditje të lira. Pas tij në këtë listë është Antuan Grizman i Atletikos së Madridit. Francezi ka shënuar 22% të goditjeve të lira që ka ekzekutuar.

Në vendin e tretë është Paolo Dibala i Juventusit me 20% dhe në listë është më pas Filip Kutinjo me 19% të goditjeve të sakta. Do thoni ku është Mesi? Argjentinasi ka një mesatare prej 9.7%, kjo pasi ai godet një numër shumë të lartë goditjesh dënimi. “Pleshti” ka goditur plot 134 goditje dënimi që nga gushti i vitit 2015.

Related posts

Pasi shkëlqeu në “Camp Nou”/ Messi do Alonson te Barcelona

Q.Autor

DO TË LUAJË NË ELITËN E FUTBOLLIT KLROAT/ Shqiptari firmos kontratë 4-vjeçare me klubin Lokomotiva e Zagrebit

Delo.autor

Salah i saktë nga penalltia, Egjipti ngushton rezultatin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment