Futboll Seria A Sport

I MUNDI NË “SAN SIRO”/ Donnarumma mahnitet nga CR7: Ndaj tij kisha luajtur vetëm në…

Milan-Juventus, të dielën e kaluar, ishte një ndeshje që Gianluigi Donnarumma nuk do ta harrojë aq lehtë. Arsyeja? Sfida e parë e karrierës së tij ndaj Cristiano Ronaldos, natyrisht.
Portieri i kuqezinjve, i intervistuar nga “Rai Sport” në grumbullimin me kombëtaren, pranon: “Ky ishte një moment i madh, unë gjithmonë kam luajtur “PlayStation” kundër tij. Nuk mund të them më shumë, sepse vërtet kam qenë i zënë ngushtë, i emocionuar”.

Cristiano Ronaldo, megjithatë, për fat të keq të Donnarumma, nuk e ka kursyer atë. Përkundër një paraqitjeje jobrilante, portugezi ka shënuar golin për rezultatin final, 2-0. Pas lamtumirës së Buffon-it nga ekipi kombëtar, portieri i Milanit menjëherë u bë titullar i padiskutueshëm i Italisë.

Një rol që Donnarumma, pavarësisht nga mosha shumë e re, deri më tani ka provuar se e meriton. Kundër Portugalisë, megjithatë, Donnarumma nuk do ta shohë veten sërish përballë Cristiano Ronaldos, sepse pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka preferuar të përqëndrohet vetëm te Juventusi në muajt e fundit.

 

Related posts

Prapaskenat e transferimit të Saviç, Tare: Mirënjohës gjithmonë, ka pak lojtarë që…

Delo.autor

Nis “Finalja” e parakohshme, Atletiko e Arsenali luajnë gjithçka

Sadik.Autor

SHPRESA VDES E FUNDIT/ Kompanitë e basteve favorizojnë KUKSIN kundër Torpedos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment