Futboll Seria A Sport

KANË RILINDUR/ Roberto Mancini karikon Italinë: Duhet të triumfojmë në “San Siro”

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për kombëtaren e Italisë. Të shtunën, axurrët do të përballen me Portugalinë, në një sfidë që ka rëndësi të madhe për vijimësinë në Ligën e Kombeve. Roberto Mancini dhe të tijtë vijnë pas fitores kundër Polonisë. Aktualisht, ata janë të dytët në Grupin 3 të Ligës A, -2 pikë nga luzitanët. Pra, suksesi në përplasjen direkte të së shtunës do t’i lejonte italianët të ngjiteshin për herë të parë në krye të grupit.

Roberto Mancini, në një intervistë të dhënë për “Nazionale Italiana” në Twitter, ka thënë: “Qëllimi ynë është i qartë, do të përpiqemi të jemi në finalet e Ligës së Kombeve. Kemi humbur në Portugali, por e kemi ndryshuar të gjithë ekipin. Ne kemi rastin t’i mposhtim portugezët në “San Siro”, kështu që duhet të mendojmë vetëm për këtë. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen Portugali-Poloni”.

Trajneri axurr ka zbuluar se çfarë pret nga të tijtë: “Objektivi ynë i parë është që të luajmë si në dy ndeshjet e fundit. Ne duhet të jemi ekipi që sulmon. Duhet ta bëjmë këtë veçanërisht për të gjithë tifozët, që do të vijnë në “San Siro”. Do të luajmë në një stadium që mbushet plot, sa herë që luan ekipi kombëtar”.

Related posts

“JAM I VETMI SHQIPTAR QË NUK HA FASULE”/ Espanyol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare (VIDEO)

Delo.autor

“POGBA DO TË LARGOHET?” Ish-futbollisti këshillon Manchester United: Ja kush është zëvendësuesi ideal

Delo.autor

LUMË KRITIKASH nga TIFOZËT/ Argjentinasit kërkojnë njëzëri largimin e Messit nga Kombëtarja (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment