Futboll Seria A Sport

IDE FANTASTIKE/ Gjysma e skuadrës e dëmtuar, Gattuso “shpik” një MILAN TË RI

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso do të jetë i detyruar të ndërtojë nga e para skuadrën në prag të ndeshjes së radhës në Serinë A, atë ndaj Lazio. Pa gjysmën e mbrojtësve në dispozicion, të gjithë të dëmtuar, pritet që Milani të zbresë në fushë me një repart difensiv të revolucionuar.

Për këtë arsye, trajneri po mendon të luajë me skemën 3-5-2, me vetëm 3 lojtarë në mbrojtje, duke parë se futbollistët në dispozicion në këtë repart janë të paktë. Pritet që titullarë në ndeshjen ndaj Lazio të jenë Abate, Rodriguez dhe Zapata, ndërsa Kessie do të luajë në mesfushë, pasi edhe aty ka mangësi.

Në mesfushë, bashkë me Kessie do të jenë edhe Bakayoko, Calhanoglu, Suso e Laxalt, ndërsa në sulm do të luajnë Cutrone dhe Castillejo, duke qenë se do të mungojë edhe Higuain, i skualifikuar. Pra, një ekip tërësisht i ri, duke parë mungesat e shumta që kuqezinjtë kanë.

Related posts

“ERIKSEN ISHTE NË PORTAT E JETËS”/ Eksperti i zemrës: Kjaer dhe mjekët e morën nga paradhoma e vdekjes

Delo.autor

ZIDANE PUBLIKON LISTËN/ Reali me ndryshime, konfirmohet frika e madhe e tifozëve

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Memelli: Besoj te skuadra dhe te djemtë. Nuk po kalojmë një moment të mirë

Delo.autor

Leave a Comment