Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ Real Madrid do të sakrifikojë Bale për pasardhësin e Solarit

Real Madrid ka ndërmend të barazojë çdo ofertë që Manchester United mund të bëjë për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino dhe ta rrisë atë duke ofruar Gareth Bale. Gjigantët e Spanjës e ndjekin trajnerin e “Spurs” prej dy vitesh tashmë dhe ishin të bindur se do ta merrnin në fundin e këtij sezoni. Por shkarkimi i Jose Mourinho-s nga Manchester United ka ndryshuar gjithçka.

Kjo do të thotë se Real Madrid duhet të bëjë një sakrificë për të pasur një mundësi verën e ardhshme. Burime afër kampionëve të botës kanë bërë të ditur se ata janë të gatshëm t’i japin mundësinë Tottenham të bëjë blejë mbrapsht uellsianin me një çmim të ulët për të siguruar teknikun argjentinas.

Sigurisht, ideja për të rimarrë 29-vjeçarin Bale, i cili u larguar nga klubi pesë vite më parë për 100 milionë euro, do të ishte shumë tunduese për presidentin Daniel Levy. Përforcimi i skuadrës me tri herë kampionin e Champions League do t’i jepte një shtysë të madhe ekipit në prag të sezonit të parë në stadiumin e ri.

Levy, gjithsesi, nuk ka dëshirë të humbasë trajnerin e tij, por do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë atë pas interesimit të dy prej klubeve më të mëdha në botë. Një mënyrë për ta bindur atë që të mos largohet është një merkato e rëndësishme në janar.

Të paktën ky është mendimi i ish-mbrojtësit të Tottenham, Terry Fenwick, i cili ka thënë: “Skuadra është fantastike që tani, por shpresoj që Daniel dhe Mauricio të arrijnë të marrin një ose dy lojtarë të mëdhenj. Nëse nuk shpenzojnë, mendoj se Pochettino do të largohet”.

Related posts

“EURO 2020/ “Azzurrët” të papërmbajtshëm, Immobile ndëshkon Zvicrën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-LECCE/ Vendoset baraspesha në “San Siro”, Babacar shtang “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

REAGON BAYERN PAS 9 MINUTASH/ Alaba shënon gol të “çmendur” në Allianz Arena”, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment