I pakategorizuar

IKONA E KLUBIT BARDHEZI/ Juventus zyrtarizon rikthimin e legjendës

Juventus ka lajmëruar se David Trezeguet është emëruar ambasadori zyrtar i klubit.

Sulmuesi, i cili është golashënuesi më i mirë i huaj i historisë së klubit, do të marrë rolin e ambasadorit të klubit për tre vitet e ardhshme.

“David Trezeguet është një ikonëe Juventus,” shkruhej në deklaratën e Zonjës së Vjetër.

“Kështu që ai e meriton të emërohet si ambasadori zyrtar i markës së klubit, duke zgjeruar një lidhje që deri tani është karakterizuar nga një sukses i madh.

“Për tre vitet e ardhshme, Trezeguet do të përfaqësoj markën  Juventus në fushën e zhvillimit komercial në të gjithë globin.

“Trezeguet është ambasadori i përsosur për të vijuar rritjen e markës së klubit nëpërmjet evenimenteve globale duke përfshirë tifozët dhe sponsorët.”

Related posts

TRAGJEDIA NUK NDALET/ Jo vetëm babai, vdes tjetër njeri i dashur i Emiliano Salas

Delo.autor

E PABESUESHME/ Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në 5 ligat europiane, mungojnë këta super lojtarë

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARES/ Presidenti i Napolit mban “peng” Hysajn, ja vendimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment