Futboll Shqipëri Sport

IRRITOHET CUNGU: Goli i anuluar i Rexhinaldos ishte krejtësisht i rregullt, ja çfarë i mungon Kukësit

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh:

Goli i anuluar në pjesën e parë ishte krejtësisht i rregullt. Rexhinaldo është në linjë me mbrojtësin, për të mos thënë që mbrojtësi është më i avancuar. Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe të panumërta që goli ka qenë i rregullt. Këtë e dinë arbitrit e lojës dhe anësori.

Janë 2 gjëra të kundërta që të anulohet një gol dhe të anulohet një mundësi për gol. Për pak mund ta pësonim edhe në shtesë. Tregoi që ishim të çekuilibruar. Do kishim marrë masa po të ishte quajtur ai gol. Rasti i Ndrecës? Ishte i rregullt, por nuk kemi të bëjmë me rast goli. E ndali portieri.

Mungesa e lojtarëve në poste të caktuar ndikon. Janë lojtarë në fazë të rëndësishme. Kemi të paktën 3 lojtarë në mesin e fushës me dëmtime. Sakrifikojnë. Është një faktor për mendimin tim. Ka dhe faktor psikologjik. Si me Flamurtarin ashtu dhe me Tiranën, ekipi kishte hyrë për ta fituar ndeshjen. Presioni i rezultatit është i pashmangshëm për sa i përket lojtarëve. Shikohet një farë tensioni në fushë dhe pankinë. Edhe unë si trajner kam ndryshuar sistemet e lojës. Në këtë situata duhet të guxoj dhe të kaloj në një aventurë.

Ndoshta mungonte besimi në vetëvete te Kukësi për ta fituar ndeshjen…

Kundër çdo ekipi, trajneri kërkon të jetë i kujdesshëm. Nuk mund të kalosh në aventurë në minutat e para. Teuta është një ekip i fortë që ka investuar shumë. Në 5 javë kanë marrë 13 pikë. U munduam të ishim të kujdesshëm. E nisëm keq. Ishim të tulatur. Presioni i rezultatit natyrshëm që vjen. Luajtëm më mirë se Teuta më pas. Gabuam në momentet më të mira tona. Unë rrezikova dhe kalova në 4-4-2 për të bërë të mundur kthimin e rezultatit. Rezultatoi efikas. Nuk mund të them që mungonte besimi. Trajneri e fillon ndeshjen e kujdesshme.

A keni nevojë për lojtarë në janar?

Çdo trajner ka dëshirë dhe ka vend për përmirësim. Dëshirat janë të mëdha, sa më shumë të jenë lojtarë kualitativ aq më mirë do jetë. Kukësi luan futboll dhe kjo më ngroh. Ekipi ka gjendje të mirë fizike me përjashtim të individëve të caktuar. Na mungon brishtësia se si i pësojmë golat si dhe vuajtja për të shënuar golin. Kjo natyrshëm që është e metë e jona. Do të vazhdojmë para, djemtë përmirësohen nga dita në ditë. Kampionati ecën dhe nuk është koha për të pritur Kukësin që të bëjë përmirësime galopante.

Related posts

KUKËSI-LAÇI/ Trajneri Starova kërkon të ruajnë ecurinë perfekte (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Një gjest fantastik nga Tevez, “Apashi” habit Argjentinën!

Delo.autor

PLOT SURPRIZA/ Ky është formacioni më i mirë i javës në Premierligë

Isa.Autor

Leave a Comment