Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA-21 PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Kryetifozi i Prishtinës: Turp për Shqipërinë, festa pas fitores me Kosovën (VIDEO)

Ish-kryetifozi i Plisave të Prishtinës, Albert Kastrati, mbeti i habitur nga festimet e skuadrës së Shqipërisë U-21 pas fitores kundër Kosovës, duke thënë se festimet ishin pa lidhje, përkundër që shtoi se ai e përkrah Kombëtaren e Shqipërisë e jo atë të Kosovës.

Shqipëria U21 i shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Takim i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll në favor të kuqezinjve me shifrat 2-1. Golat për skuadrën e Bushit u shënuan nga Shaqir Tafa dhe Arbnor Mucollit, ndërsa për Kosovën realizoi Blendi Baftiu.

Por, pas përfundimit të ndeshjes një video e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që shfaqte festën e shfrenuar të lojtarëve, e cila ka sjellë mjaft pakënaqësi.

Albert Kastrati në një koment shkruan se ky gëzim i postuar nga FSHF ka si qëllim përçarjen e tifozëve.

“Për çka po gëzoheni kështu që i keni mposht shqiptarët? Po më duket shumë pa lidhje ky gëzim, i cili bën veç përçarje, marre për ju që e menaxhoni këtë faqe dhe bëni kësi video”, komentoi Kastrati në postimin e FSHF-së.

“Unë asnjëherë nuk e kam shikuar Kosovën por vetëm Shqipërinë, sepse Kosova është zemra e Shqipërisë, por kjo video nuk më pëlqeu. Po më duket që federatat tona duan të na përçajnë, por nuk do t’ua lejojmë”.

FT| Shqipëria U-21 2-1 Kosova U-21⚽ Tafa, Muçolli/ Baftiu#ALB💪🇦🇱⚽👐 #NeJemiNjë #EURO2021

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Dienstag, 15. Oktober 2019

Related posts

“KA QENË E VËSHTIRË TË REFUZOJA REAL MADRID”/ Conte: Është një gënjeshtër, vendimi ishte i imi

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ ATALANTËS/ Dimarco: Për mua nuk është problem ta pranoj që humba penalltinë, por…

Delo.autor

Lumturi e madhe për Sergio Ramos, bëhet baba për herë të tretë

Sadik.Autor

Leave a Comment