Futboll Premier League Sport

ISH-FUTBOLLISTI DECO/ “Guardiola ishte me fat, trashëgoi një skuadër fitimtarësh te Barcelona”

Pep Guardiola ishte me fat që trashëgoi një ekip si ai i Barcelonës, të përbërë nga lojtarë me etikë fituese. Kështu shprehet ish-mesfushori, Deco. Ish-lojtari portugez ka luajtur për katalanasit në mes të viteve 2004 dhe 2008, një periudhë transformimi në fatin e klubit të udhëhequr nga trajneri Frank Rijkaard, i cili e pa Barçën të kthehej në formën e titullit në fund të viteve ’90.

Barcelona fitoi tituj të njëpasnjëshëm në La Liga, midis viteve 2004 dhe 2006, si dhe trofeun e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 1992. Dhe Deco beson se kjo hodhi bazat për sukseset e mahnitshme të mandatit të Guardiolës si trajner.

Duke folur për gazetën “Sport”, Deco tha: “Mbaj mend se, kur arrita në Barcelonë, njerëzit ishin të çmendur për të fituar një titull, edhe nëse ishte Kupa e Mbretit. Ne kemi arritur ta ndryshojmë këtë prirje dhe pastaj klubi pati aftësinë që të vazhdojë të fitojë.

Nëse jo, sot ne do të flasim për Champions-in e Parisit, pasi katalanasit dikur flisnin për “Wembley ’92”. Pas nesh, klubi kishte fat. Në realitet nuk ishte fat, por punë, për të kombinuar tri gjëra: një trajner i ri me ide të reja, lojtari më i mirë në histori dhe gjenerata më e mirë e futbollit spanjoll, e lindur pikërisht te Barça.

Barcelona sot është shumë ndryshe nga pesëmbëdhjetë vjet më parë. Sot, skuadra është mësuar të fitojë. La Liga nuk ka më të njëjtin sens si më parë. Tani, nëse fiton La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, është mirë, por nuk është e përsosur. Dhe kjo është merita e këtij brezi; e përbërë nga Messi, Xavi, Iniesta, Busquets, Pique dhe kompani”.

Related posts

NAPOLI/ Sarri: Nëse luan kështu, mund të mos shënojë më kurrë

Q.Autor

CHELSEA NUK NJEH HUMBJEN/ Sarri i pakënaqur me skuadrën: Ne nuk luajtëm…

F.autor

PAS FITORES NDAJ SOUTHAMPTON/ Solskjaer i thur elozhe yjeve të ekipit dhe paralajmëron PSG

Delo.autor

Leave a Comment