Futboll La Liga Sport

GIGGS HABIT/ Nuk e kam parë Bale, nuk kam abonim

Ryan Giggs e konsideron një lojtar kyç mesfushorin Gareth Bale, edhe pse ky i fundit po përjeton një periudhë të zezë në Madrid, një ndër momentet më të vështira që prej transferimit te Reali në vitin 2013. Trajneri i Uellsit e ka përfshirë yllin e Realit në listën prej 26 futbollistësh për ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kombeve më 16 nëntor kundër Danimarkës, edhe pse nuk ka parë shumë ndeshje nga madrileni këtë sezon, për shkak se Sky ka humbur të drejtat e transmetimit të futbollit spanjoll.

“Nuk kam parë shumë ndeshje, sepse Sky nuk e transmeton kampionatin spanjoll. Tani transmetohet në Eleven Sports dhe nuk e kam bërë abonimin. Nuk e kam parë”, tha trajneri i Uellsit, pas publikimit të listës.

Ndoshta një batutë për të shmangur debatet, sepse Bale mbetet pikë kyçe e Uellsit dhe siç thotë vetë Giggs, “po flasim për një lojtar të klasit botëror, i cili kurrë nuk e lë në balte vendin e vet”.

Ecuria e dobët e numrit 11 të Realit nuk është diçka që e shqetëson së tepërmi trajnerin e kombëtares: “Nuk besoj se ka ndihmë. Ka 5 vite në Madrid. Edhe unë kritikohesha tek United. Ai është nën vëzhgim gjithë kohën dhe është mësuar me këto gjëra. Është futbollist veteran dhe luan në një klub të madh, ku ka provuar ndjesitë kryesore të një futbollisti”.

Uellsi si shpëtim për momentin: “Di të them që Bale pret me padurim të bashkohet me kombëtaren”.

Related posts

Hazard në Manchester United? Vjen lajmi që pak kush priste

Sadik.Autor

Dy supergafat e Karius në finale, në ‘wikipedia” tifozët e Liverpool ‘nxijnë’ portierin gjerman (FOTO)

Sadik.Autor

“JAM ENDE NË KONTRATË ME LIVERPOOL”/ Portieri Karius thyen heshtjen: Ja çfarë më tha Klopp…

Delo.autor

Leave a Comment