Futboll Kombëtarja Sport

Ish-futbollisti kuqezi/ Kaçaj: Duka dhe Panuçi tallen me Kombëtaren, përgjegjës kryesor presidenti i FSHF

Salvador Kaçaj, ish-lojtari i Kombëtares dhe ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” nga gazetarja Daljana Sejdia në News 24, deklaron se Kombëtarja ishte totalisht e shturur në takimin ndaj Skocisë, dhe se përgjegjës kryesor për këtë situatë bën presidentin Duka.

“Panuçi nuk mund të vendosë epitete si shurdhë apo memecë për lojtarët. Kjo gjë nuk bëhet as në një ekip fshati, jo më në Kombëtare. Presidenti i FSHF është përgjegjësi kryesor për këtë situatë të Kombëtares. Panuçi nuk bën që të jetë as trajneri i tretë i Kombëtares, apo zëvendësues i pestë te trajnerët e Kombëtares. Që pas ndeshjes me Izraelin, ai nga Tel-Avivi duhej të shkonte në Itali.

Presidenti thotë që do e marri vendimin pas miqësores me Uellsin. Kjo është një tallje, si nga ana e presidentit, ashtu edhe nga ana e trajnerit. Mavraj ka qenë promotori i humbjes. Nuk e di nëse mund të merret ai karton që herët, të godasësh kundërshtarin me kokë. Dhe më pas, pas ndeshjes, iu drejtua një gazetareje ‘o shoqe’. Ai ishte shkaktari i humbjes. Edhe Xhaka në mesfushë, luajti si një amator. Çdo gjë ishte e shturur, asgjë nuk shkonte.”

 

Related posts

GOLI HISTORIK NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Broja “shpërthen” në lot pas ndeshjes. Ja momenti… (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORJA/ Sonte përballja Spanjë-Shqipëri, bastet na…”masakrojnë”

F.autor

PICKOHET NGA NJË INSEKT/ Andrew Robertson përfundon në spital, ja gjëndja e tij

Delo.autor

Leave a Comment