Futboll Seria A Sport

LAJMI FUNDIT/ SHPËRTHEN FESTA NË “SAN SIRO”: KAS-i nxjerr vendimin, Milan do të…

Duket se Milan mund të marrë frymë thellë. KAS-i ka dhënë lejen kuqezinjve të marrë pjesë në Europë sezonin që vjen.

Ky do të jetë ndyrshimi i gjithçkaje, pasi drejtuesit kanë në mendje shumë plane, duke filluar që nga merkato.Tashmë kuqezinjtë do të rishqyrtojnë largimin e “yjeve” nga ekipi. Të parët që do të duhet të rishikojnë situatën janë Bonuçi dhe Suso.

Ky lajm është konfirmuar nga “Sky Sport”. Apeli ka pranuar mbrojtjen e Milanit dhe i ka lejuar kuqezinjtë të jenë në Europa Ligë. Gjithashtu është e konfirmuar tashmë se Atalanta do të marrë pjesë në raundet paraeleminatore dhe Fiorentina do të mbetet jashtë. Këto vijnë si shkak të renditjes në fund të kampionatit.

Pas pak pritet edhe komunikata zyrtare nga KAS. Milan kështu ka arritur të mund gjykatën e arbitrazhit sportive.

Milan ka arritur të “pastrojë imazhin” nga këto akuza. Fondi “Elliott” ka qenë kyç në këtë vendim, pasi ka garantuar financat për kuqezinjtë. Pjesëmarrja në Europa Ligë, sipas ecurisë në ketë kompedicion, do të sillte rreth 10-50 milionë euro më tepër në arkat e klubit.

Related posts

DUELI NË CHAMPIONS/ RONALDO kërcënon “rekordin e gjashtë” të legjendës…

Isa.Autor

Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED ME FAT/ “TOPÇINJTË” vazhdojnë 20 ndeshje pa humbje

Isa.Autor

Leave a Comment