Futboll Sport

ISH-LOJTARI I BARCELONËS/ Stoichkov: Messi është një mit, më i mirë si person sesa si futbollist

Ish-lojtari i Barcelonës, Hristo Stoichkov, i cili e kishte fituar Topin e Artë në vitin 1994, ka thënë se ylli argjentinas, Lionel Messi, është një mit si futbollist, por prapa tij fshihet një person edhe më i mirë.

“E njoh Lionel Messin që kur ai erdhi në La Masia kur ishte 12-vjeçar. Shumë pak njerëz e dinë se prapa atij futbollisti të jashtëzakonshëm, është një person edhe më mirë”, ka thënë Stoichkov  në një ligjëratë për studentët e Guatemalës.

Bullgari e ka lavdëruar 10-in e Barcelonës, duke insistuar se Messi është një mit dhe askush nuk mund të dyshojë me të vërtetë se ai është lojtari më i mirë në botë.

Sotichkov, i cili gjatë viteve të 90-ta konsiderohej si sulmuesi më i mirë, u tregoi studentëve për përvojën e tij si futbollist, fillimet e tij dhe motivimet, si i kishte ndihmuar bashkëlojtarëve të tij gjatë ndeshjes dhe në fund u dha autografe të pranishmëve në këtë ligjëratë.

Ish-futbollisti e ndau më fëmijët përvojën e tij si futbollist i Barcelonës, më të cilët kishte arritur ta fitojë Kupën Evropiane në vitin 1992, kur ata drejtoheshin nga trajneri Johan Cruyff dhe u bënë të njohur si “Skuadra e Ëndrrave”.

Related posts

“SA BUKUR TË SHIHJE 58 MIJË ANGLEZË TË IKNIN PARA MEDALJEVE”/ Bonucci: Hani më shumë pastashuta

Delo.autor

LIVE/ Ajax-Tottenham, de Ligt kalon holandezët në avantazh

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Perez gati 80 milionë euro plus kartonin e Bale për yllin e Manchester Cityt…

Delo.autor

Leave a Comment