Futboll Seria A Sport

JUVENTUS SHËNON REKORD/ Tani është më i mirë se ekipi i “Calciopoli”

Suksesi ndaj Kaljarit sot ka konfirmuar jo vetëm hegjemoninë e Juventusit në këtë edicion në Serinë A, por edhe se si skuadra aktuale është një nga më të mirat në historinë e klubit bardhezi.

Ekipi i drejtuar nga Masimiliano Alegri ka arritur të regjistrojë 31 pikë në 11 ndeshje dhe kjo bën të thyhet një rekord absolut pikësh nga skuadra italiane sa i përket ecurisë së deritanishme në kampionat. Rekordi i mëparshëm ishte ai i Juventusit të Kapelos, i cili kishte regjistruar 30 pikë pas 11 ndeshjeve të para në sezonin 2005-2006.

Bardhezinjtë mbyllën atë sezon me titullin kampion, por në fund u detyruan jo vetëm të dorëzonin titullin, por edhe të binin në Serinë B, si pasojë e procesit “Calciopoli”. Për shumë tifozë të bardhezinjve, ai ka qenë Juventusi më i fortë i të gjitha kohëve, por me sa duket ky aktual i Kristiano Ronaldos, po ecën më një marsh më shumë.

Related posts

KROACI, ZVICËR DHE GREQI/ Zbardhet plani i Edi Rejas. Italiani piketon kuqezinjtë

F.autor

SEZONI I “RILINDJES”/ Sadiku në garë për të vendosur rekord të ri te Malaga

Delo.autor

Elisabetta Canalis shfaqet SENSUALE dhe me linja PERFEKTE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment