Futboll Seria A Sport

ANALIZË RASTI “RONALDO”/ Taksat po largojnë “yjet” e futbollit nga Spanja

Në mes të viteve 2000, skuadrat spanolle, sigurisht ato me buxhet më të madh, si Real Madridi dhe Barcelona, mund t’i lejonin vetes të blinin lojtarë të kalibrit më të lartë si Kaká, Ibrahimović e Cristiano Ronaldo, falë të ashtuquajturit “Ley Beckham” (Ligji Bekham), i miratuar në qershor të viti 2005, gjatë qeverisë së qendrës së majtë të José Luis Zapatero. Ish-futbollisti anglez ishte i pari që përfitoi nga ky ligj, kur la Manchester United për t’iu bashkuar Realit.

“Ligji Beckham” konsistonte në reduktimin e taksave mbi IRPF (tatimi mbi të ardhurat për individët), që synonte të tërhiqte personel me kualifikim të lartë, si inxhinierë, mjekë, të cilët për pesë vjet kishin një taksë maksimale prej 24% krahasuar me atë të zakonshme prej 43%.

Por në mënyrë të qartë përfitonin të gjitha kategoritë, veçanërisht futbollistët, paga e të cilëve ishte më shumë se 600 mijë euro. Po qeveria e Zapateros, për t’u përballur me krizën ekonomike dhe sociale, në vitin 2010 i përjashtoi sportistët profesionistë si përfitues.

Deri në këtë moment, klubeve spanjolle u kushtonin futbollistët më në zë mesatarisht një e treta më pak se klubet e tyre europiane konkurrente (në Angli, taksa e pagës së futbollistëve ishte 50%, në Bundesligë 45%, në Serinë A, 43% dhe në Ligue 1, 40%).

Në momentin e reformës “Zapatero”, Josè Luis Astiazaran, presidenti i LFP (Liga de Fútbol Profesional) shprehte “shqetësim të madh”, duke kërcënuar të ndalte La Liga-n, pasi ndryshimi do t’u kushtonte klubeve iberike 100 milionë euro në sezon. Sot, në Spanjë, taksa për pagat më të larta shkon më shumë se 50%. Ndryshe ndodh në Itali, ku janë pjekur kushtet e përshtatshme për të blerë të ashtuquajturit “top player”.

Falë autonomisë fiskale në çdo vend, me Ligjin e Stabilitetit të vitit 2017, ligji i fundit i qeverisë që drejtohej nga Matteo Renzi, është futur një taksë që lejon aplikimin për ata që zhvendosin në Gadishullin Apenin rezidencën e tyre tatimore, duke jetuar për të paktën nëntë vjet jashtë vendit, një taksë fikse prej 100 mijë eurosh në vit mbi gjithë të ardhurat që vijnë nga jashtë vendit.

Një situatë që ka favorizuar blerjen nga Juventusi të Cristiano Ronaldos dhe që mund të bëhet shkak që futbollisti kroat, Luka Modric, të lërë Spanjën dhe Real Madridin për t’iu bashkuar Interit (sikurse u përfol edhe gjatë merkatos së verës). Të dy lojtarët kanë pasur probleme serioze me ligjin spanjoll të taksave. Ronaldo ka marrë një gjobë prej 19 milionë eurosh dhe një dënim (me kusht) me dy vjet burgim.

Në fakt, sportistët e mëdhenj krijojnë gjithnjë shoqëri në parajsa fiskale, të cilave u japin të drejtën e tyre të imazhit. Kushdo që dëshiron t’i përdorë si dëshmi duhet të nënshkruajë kontrata me këto kompani dhe t’u derdhë atyre kompensimin. Në këtë mënyrë, me pak fjalë, merr të ardhurat nëpërmjet shoqërisë, duke paguar (sa për të thënë) taksat ku kjo e fundit ndodhet. Kjo praktikë është kundërshtuar vazhdimisht nga ana e autoriteteve tatimore, duke zbritur taksat nga shteti në të cilin jeton futbollisti.

Sot, me Ligjin e Stabilitetit të vitit 2017, sportistët që vijnë në Itali mund të shmangin problemet duke zgjedhur regjimin alternativ për 15 vjet, që siç e thamë, parashikon një tërheqje prej 100 mijë eurosh në vit mbi gjithë fitimet e bëra jashtë vendit.

Related posts

HUMBI TË BIJËN 2-VJEÇARE NGA SËMUNDJA E RËNDË/ Sulmuesi anglez prek me mesazhin e ndjerë: Na bëtë të besojmë sërish…

Delo.autor

“Dhimbje koke” për GEGËN/ Lojtari më i mirë i skuadrës në dyshim për sfidën e sotme

Isa.Autor

Kombëtarja U-21/ Sonte përballja me Spanjën për kualifikueset e Europianit

Isa.Autor

Leave a Comment