Bundesliga Futboll Sport

E MASAKROI KEQ/ Ribery kërkon falje pas SHPULLAVE ndaj gazetarit, ja çfarë RREZIKON

Pas humbjes 3-2 ndaj Dortmund, ylli i Bayern Franck Ribery ka goditur me shpulla gazetarin francez Patrick Guillou.

Të mërkurën janë takuar për të sqaruar mosmarrëveshjet. Pas ftesës së presidentit Uli Hoeness, për të zgjidhur këtë çështje delikate për klubin, Guilloi ka udhëtuar nga Franca në Gjermani.

Gjatë paradites së mërkurë, Guillou është paraqitur në qendrën stërvitore të Bayern i shoqëruar nga kolegu i tij Jean-Charles-Sabattier. Sabattier ishte dëshmitar i ngjarjes. Guillou dukej i nervozuar, dilte shpeshherë për të tymosur cigare në ballkon teksa po priste Ribery të mbaronte stërvitjen.

Më pas ylli francez i ka kërkuar falje personalisht gazetarit. Ata të dy njihen prej shumë vitesh, por në Dortmund shpërtheu.

Akoma nuk dihet nëse çështja përfundon këtu, apo Ribery rrezikon edhe një gjobë nga klubi.

Related posts

U SHKARKUA NGA DREJTIMI I BARCELONËS/ Valverde projektohet në stolin e rivalëve. Po kërkon shtëpi në qytetin e…

Delo.autor

Manchester United gati për goditjen e fundit, nisin tratativat për Vidal

Q.Autor

PROMOVIMI I EURO U-17 NIS NGA DURRËSI/ Presidenti Duka: Historike për ne, ta kthejmë këtë Europian në një festë

F.autor

Leave a Comment