Bundesliga Futboll Sport

KA EDHE KËSHTU/ Vendosin tifozët: Bundesliga bën një ndryshim që i kushton miliona

Futbolli modern nënkupton edhe kontrata milionere, por si mund të gjendet një rrugë e mesme për të mos ndëshkuar tifozët, që gjithnjë e më shumë po shihen si lopë për t’u mjelur, me ndeshje çdo ditë, abonime në shumë platforma, fanella që ndryshohen çdo sezon, apo bileta shumë të shtrenjta? Në Gjermani i vënë gishtin kokës dhe Bundesliga bën prapaktheu, duke vendosur: të hënën nuk mund të luhet futboll!

Prej këtij sezoni futbolli gjerman ka imituar atë anglez, duke futur edhe risinë e “Monday night”, por ndeshja e së hënës ka tërbuar tifozët e shumë skuadrave, që janë organizuar dhe kanë protestuar në çdo ndeshje, duke bojkotuar në shumë raste.

Kjo ka bërë që Bundesliga ta kuptojë se e teproi me ndryshimet për të arkëtuar miliona dhe prej sezonin 2020/21 nuk do të ketë më ndeshje Bundeslige të hënën.

Në vitin 2016 u vendos që të luhej edhe të hënave, por vetëm 5 ndeshje, si eksperiment, por duket qartë që ka qenë një dështim.

Natyrisht, do të varin turinjtë televizionet dhe do të prishen kontrata milionere, por pak rëndësi ka, ndonjëherë duhen dëgjuar edhe tifozët.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Napoli-Arsenal, Ozil dhe Shkodran Mustafi titullar në këtë ndeshje (FOMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Messi-Ronaldo? Trajneri kroat Daliç “vendos” për “Topin e Artë”

Isa.Autor

PROBLEMI NË PULPË DUKET SERIOZ/ Lideri i Juventusit rrezikon Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment