Futboll Kategoria Superiore Sport

FEDERIM NË SEKONDAT E FUNDIT/ Kukësi transferon mbrojtësin nga kampionati zviceran

Kukësi bën një goditje “in extremis” për mbrojtjen, duke firmosur me kosovarin e lindur në Zvicër, Sadik Vitija. Për transferimet e lojtarëve të huaj sistemi i FIFA-s është mbyllur më 2 tetor, por drejtuesit e klubit verilindor i kanë paraprirë gjithçkaje, duke ditur rrezikun e dështimit të regjistrimit të lojtarit.

Pavarësisht se ende nuk e kanë konfirmuar si afrim, ashtu siç kanë bërë me lojtarët që erdhën në ditën e fundit të merkatos si Agim Ibraimi dhe Gjelbrim Taipi, “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar është tashmë zyrtarisht i Kukësit. Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega në vijim, pasi është dhënë OK-i nga FIFA dhe klubi i tij i fundit në Zvicër, Shafhauzen, për transferimin te verilindorët.

Dokumentacioni është plotësuar në kohë rekord dhe në ditët e fundit është pritur me ankth që FIFA të konfirmojë transferimin. Diçka e tillë ka ndodhur dhe te Kukësi kanë mbetur të kënaqur që kanë mbyllur në këtë mënyrë një “operacion” me shumë siklet. Gjithçka është mbajtur e fshehtë nga klubi, edhe për faktin se risku i mosfederimit ka qenë i madh.

Megjithatë, e rëndësishme në këtë moment është që trajneri Gega plotëson krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku pas largimit të Edis Maliqit ishte hapur një “gropë”. Vitija është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret e moshave të Zvicrës, ndërsa përveç pasaportës helvete, ka edhe atë kosovare. Kësisoj, ai do të luajë si lojtar vendës, duke mos zënë kështu një nga katër vendet për numrin e të huajve që lejohen.

C0450676-D06A-4483-82CD-5480845EED22

TITULLARËT – Ndryshimet në ekip janë shumë thelbësore e pa dyshim mund të themi se ky do të jetë Kukësi i Skënder Gegës. Me afrimet dhe largimet e shumta, pritet që formacioni do të përbëhet nga Elezaj në portë. Vitija në krahun e djathtë të mbrojtjes, Bruno Lulaj dhe Kenan Horiç do të mbulojnë qendrën e mbrojtjes, ndërsa Demiri parimisht do të luajë në krahun e majtë.

Por, në rastin e Demirit trajneri Gega e preferon ta shpërngulë edhe në qendër të mesfushës, pasi lojtari ka tipare mjaft të mira teknike dhe organizative. Gega mbahet si një trajner që di të gjejë rolin për të marrë më të mirën prej lojtarëve. Pritet që Demiri të përdoret si “xhol”. E nëse Demiri shpërngulet në qendër, Kotobelli kalon në krahun e majtë të mbrojtjes.

Mesfusha me largimin e Musollit e Telushit do të përbëhet nga braziliani Matheus, kapiteni Vesel Limaj e Gjelbrim Taipi. Ndërsa tredhëmbëshi i sulmit do të rreshtohet me Agim Ibraimin në krahun e majtë, një lider i padiskutueshëm në fushën e blertë, Eze në qendër dhe Albin Gashi në të djathtë.

Related posts

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Kreu i FIGC: Kështu nuk vazhdohet edhe sezonin tjetër, mjaft!

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni momentin epik kur Lewandowski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA E BARCELONËS/ Trajneri Koeman kritikon lojtarët: Nuk vrapojnë sa duhet…

Delo.autor

Leave a Comment