Bundesliga Futboll Sport

JURGEN KLINSMANN MUND TË KTHEHET NË BUNDESLIGË/ Ja ku i flitet emri të shkojë

Jurgen Klinsmann ka qenë i lidhur me një rol drejtuesi te Stuttgart, klubi ku ai luajti në periudhën 1986-1989. Legjenda gjermane mund të kthehet në këtë klub në pozitën e drejtorit sportiv, sipas “Bild”, por nuk ka ende bisedime konkrete.

Klinsmann mban një marrëdhënie të mirë me presidentin e klubit, Wolfgang Dietrich, por ish-trajneri i kombëtares së SHBA ka deklaruar se është i hapur për një punë si trajner, ose rol ekzekutiv.

Stuttgart, pas humbjes (0-3) kundër Frankfurt, pozicionohet në vendin e fundit të Bundesliga. Trajneri i ri, Markus Weinzierl (43 vjeç) ka tri humbje, me golaverazh falimentues: 0:11.

Një kthim në Gjermani mund ta imagjinonte Klinsmann. Vajza e tij shkon nga vera e ardhshme në universitet, ndaj familja nuk do të jetë aq e lidhur me Kaliforninë. Djali i tij, Jonathan (21 vjeç) ka qenë portieri i tretë i Hertha BSC, që nga viti 2017.

A do të kthehet “Klinsi” te VfB? Gjasat janë që po. Në mos si drejtor sportiv, në një pozitë të ngjashme. Tifozët e Stuttgart lejohen të ëndërrojnë…

Related posts

INTER PEZULLON KONTAKTET ME PSG/ Ja oferta zyrtare nga Anglia për Ivan Perisic…

Delo.autor

“ËSHTË I SJELLSHËM DHE SIMPATIK”/ Mërgim Mavraj shpjegon: Reja po sillet si babai ynë…

Delo.autor

Nedved befason me deklaratën: Dybala po luan shumë mirë…

Delo.autor

Leave a Comment