Futboll Seria A Sport

KA NDRYDHUR KEQ KAVILJEN/ Super mesfushori i Juves “alarmon” Allegrin

Mesfushori i Juventus Sami Khedira ka pësuar një tjetër dëmtim. Ai ka lënduar kaviljen në stërvitje dhe klubi italian konfirmon se gjermani është në dyshim për ndeshjen e radhës ndaj SPAL.

Khedira ka bërë një paraqitje në Serie A që prej mesit të shtatorit, por ai ka qenë titullar për ndeshjen ndaj Manchester United në Champions League në fillim të muajit.

Tani gjermani mund të humbasë ndeshjen e radhës ndaj SPAL më 24 nëntor dhe gjithashtu mund të mungojë edhe ndaj Valencia-s tre ditë më pas.

Në fund të seancës stërvitore trajneri Allegri i ka dhënë dy ditë pushim lojtarëve të tij. Juventus është në krye të renditjes së Serie A me gjashtë pikë diferencë nga Napoli në vend të dytë.

Related posts

E PAPRITUR/ De BIASI i kthehet stolit, pranë firmosjes me ish-kundërshtarët e SHQIPËRISË

Isa.Autor

RUSI 2018/ Kompjuteri parashikon fituesin e Botërorit, i jep Italisë 1.6% të shanseve

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ish-mbrojtësi Costacurta shuan ëndrrat e italianeve, Barcelonës dhe Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment