Futboll Premier League Sport

U LARGUA NGA GJERMANIA/ Sane zbulon OBJEKTIVIN kryesor të Man City

Leroy Sane ka besim se Manchester City mund të fitojë Champions League. Në sezonin e kaluar skuadra e Pep Guardiola fitoi Premier League me numër rekord pikësh, por në Kupat e Europës u eliminuan nga Liverpool në çerekfinale.

“Unë mendoj se, hap pas hapi, jemi më pranë objektivit kryesor të klubit, fitoren e Champions League. Jam i bindur se në këtë sezon do të bëjmë më mirë se në edicionin e kaluar dhe mund të arrijmë deri në finale,” – tha 22-vjeçari gjerman.

Në edicionin e kaluar, Sane fitoi titullin kampion dhe Kupën e Ligës me Manchester City, teksa u shpall gjithashtu edhe futbollisti i ri më i mirë në Premier League, por kjo nuk i mjaftoi për të fituar një vend te Gjermania që luajti në Kupën e Botës në Rusi. Sivjet, te ekipi i Guardiola ai po përballet edhe me konkurrencën e Mahrez, të ardhur nga Leicester.

“Më pëlqen konkurrenca, aq më tepër kur kam si konkurrent një futbollist dhe një djalë të shkëlqyer si Marhez. Eshtë një futbollist klasi dhe të gjithë e kemi parë kur luante me Leicester. Mendoj se me të do të jemi edhe më të fortë,” – deklaroi Sane.

Related posts

TEUTA “MBUSH” INFERMIERINË/ Shkon në 5 numri i futbollistëve të dëmtuarve

Delo.autor

FLET WENGER PËR TË ARDHMEN/ Rikthimi në Angli do ishte i çuditshëm

Isa.Autor

LIVE/ Shqipëri-Moldavi. Pjesa e dytë, rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment