Futboll Premier League Sport

KA SHËNUAR NË 3 KUPA BOTE/ Flet legjenda: Nuk e kuptoj si REFUZOHET Kombëtarja

Një çështje që po zë disi vend për diskutim, është refuzimi që futbollistët i bëjnë kombëtareve të tyre, duke mos pranuar që të grumbullohen dhe të luajnë. Vëmendja e tyre, duket se është te klubet dhe përveç klubit, atyre nuk iu intereson të luajnë për Kombëtaren.

Kjo gjë, është kritikuar nga legjenda skoceze e futbollit, Xho Xhordan i cili ka arritur të shënojë më fanellën e ekipit të tij, në 3 Kupa Bote. Në një rrëfim, ai ka treguar se dikur ishte një ëndërr të luaje për Kombëtaren dhe se gjithmonë ekzistonte frika nëse do të mund të jetë sërish aty apo jo. Ndryshe, vitet e fundit futbollistët nuk mërziten edhe nëse nuk grumbullohen me ekipet e tyre kombëtare. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ishte Loret Sadiku ai i cili refuzoi Kombëtaren shqiptare duke u shprehur se nuk është në gjendje optimale për të luajtur.

“Fakti që mund të refuzosh Kombëtaren, është diçka krejt e panjohur për mua. Nuk më intereson se në cilën epokë jeton, por të luash për vendin tënd, madje edhe të zgjedhësh vendin tënd, do të thotë se është bota për ju. Nuk e kuptoj se si mund të mos mërzitesh kur nuk të merr kombëtarja. Nuk e di, por kjo gjë nuk është në mentalitetin tim.

Kur luaja me Skocinë, e dija se nëse do të bëja një paraqitje të keqe, do të humbisja vendin e megjithatë, gjithmonë isha i gatshëm të përgjigjesha kur më kërkohej. Në kohën time kishte shumë konkurrencë dhe bëhej për të gjetur minuta në fushë, por kurrë nuk diskutohej nëse do të shkojmë apo jo në Kombëtare.

Kur isha menaxher te Totenhemi, kemi humbur shumë lojtarë sepse donin të shkonin dhe të luanin për vendin e tyre dhe të kishin suksese. Ne kishim katër kroatë; Verdan Korluka, Luka Modriç, Niko Krançjar dhe Stipe Pletikosa. Ata e kishin dëshirën më të madhe për të luajtur për vendin e tyre. Mbaj mend se ata kishin flamurin e Kroacisë në cepin e dhomës së zhveshjes.

Isha e kënaqur që ata kishin të njëjtën dëshirë dhe pasion të luajnë për vendin e tyre siç kisha unë. Kroacia është një vend i vogël si i yni, por cilësia e lojtarëve që ata kanë dhe vullneti i tyre për të fituar tregon se çfarë mund të bëhet”, u shpreh Xho Xhordan.

Related posts

Dominojnë miqtë edhe në “Elbasan Arena”, tifozët braktisin kombëtaren (FOTO)

Isa.Autor

SKANDALI NË BOTËRORIN 2022/ Futbollisti luajti me doping dhe i shënoi dy gola Ukrainës. Ja emri…

Delo.autor

SFIDA PSG – LIVERPOOL/ UEFA ia beson një shqiptari takimin e rëndësishëm të Championsit

Isa.Autor

Leave a Comment