Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ Ndreu: Dominuam, por tani duhen pikët. Të lëmë boshllëqe për të gjetur një sulmues

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, thekson se skuadra e tij ka bërë maksimumin, por në fund kanë rëndësi pikët dhe në këto momente ato nuk përputhen me lojën e krutanëve. Në “SuperSport” ai deklaroi pas ndeshjes se ekipi duhej të shfaqej më konkret për të marrë maksimumin për atë që prodhonte dhe pranoi se nuk kishte një lojtar të mirëfilltë goli në skuadër.

“Skuadra shkon në sulm me kombinacione e me dëshirë, por nuk kemi lojtarë për të shtyrë topin. Në pjesën e dytë dominuam të gjithë kohën por nuk janë të saktë para portës, u munduam por nuk kemi qetësinë e duhur.

Ne këto momente, ndeshja është e mirë, por duhet të marrin përsipër në momente vështirësie lojtarët me eksperiencë të zgjidhin situatën. Greca pati 2-3 raste për të shërbyer por janë lojtarë individualë dhe duhet të kuptojnë që nëse mungon ndonjë hallkë, duhet të shkojë ku duhet. 2-3 lojtarë ishin konfuzë, kishim lojtarë afër portës. Nuk di çfarë të them, na ngroh loja por duhen pikët. Edhe sot bëra analizën e kujdesshme duke pasur parasysh që janë skuadër me nivel që mund të të ndëshkojnë siç ishte rasti i golit që ishte moskordinim i mbrojtësve, nuk mund të shpërndahet barrikada në atë mënyrë. Ndoshta nuk matemi me nivelin e Partizanit, por do vazhdojmë garën e luftojmë fort.

Do të mundohemi të bëjmë maksimumin deri në merkato, dhe aty do të duhet të afrojmë lojtarë sulmues se prodhojmë lojë, nuk është se nuk prodhojmë.

E dinim që do të ishin pragmatistë siç ishin, pësuam gol aksidentalisht. Edhe në analizë e kishim diskutuar tyre që të mos i jepnim hapësira. U munduam që me Grecën në një krah dhe Ramin që nuk ishte në ditë të mirë, ta godisnim, por ishim në sulm në 25-30 metrat e fundit se nuk kishim rrugë tjetër.

E dimë shumë mirë që në këtë moment kemi zhvilluar ndeshje me të gjithë skuadrat, ajo që më shqetëson është që në ndeshjet të gjejmë lojtarë sulmues të vazhdojmë garën. Mendimi im është që me të gjithë skuadrat jemi paraqitur denjësisht duke marrë shkas që në ndeshjen me Teutën, ku ishim me portë bosh në dy raste. Por nganjëherë duhet të lësh ndonjë boshllëk në mbrojtje a mesfushë e të marrësh një sulmues të mirë”, tha Ndreu.

Related posts

Moviola e ish-gjyqtarit të FIFA-s: Nëse doli Vesino me të kuq, e meritonte edhe Barzali

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-7

Delo.autor

KUSHTON 120 MILIONË EURO/ Manchester United dhe Chelsea gati të paguajnë për talentin anglez… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment