Futboll La Liga Sport

KA TË DREJTË/ Del Bosque godet “Topin e Artë”: Eshtë i pakuptimtë pa…

Në një intervistë për “El Larguero” të “Cadena SER”, Vicente del Bosque tregoi habinë e tij për listën e kandidatëve të “Topit të Artë”. Ai dha mendimin e tij edhe për “divorcin e bardhë” midis Isco dhe trajnerit Solari.

“Unë nuk besoj te “Topi i Artë”, por kam shumë habi se si Lionel Messi nuk është në mesin e tre finalistëve të këtij çmimi për këtë vit. Ai mungon aq shumë, sa nuk e kuptoj”, – tha ish-trajneri i Spanjës.

Sa i përket rastit “Isco”, ai u shpreh, gjithashtu, mjaft qartë: “Trajneri duhet të përmbushë detyrën e tij dhe lojtari të jetë gati. Kur luan dhe jo nuk e vendos ai, por trajneri. Isco duhet të dijë se si të sillet në mënyrë shembullore brenda një grupi”.

Për ndryshimin e trajnerit të Real Madridit pak pas fillimit të sezonit, legjenda e trajningut spanjoll shtoi: “Vendosja e një trajneri në mes të sezonit është gjithmonë një problem i madh, është shumë keq në përgjithësi. Eshtë një gabim i madh, kur bëhet fjalë për t’i besuar trajnerit”.

Del Bosque nuk hyri në momentin e keq të të dyve, por theksoi se “Real Madridi në vitet e fundit është mbështetur te Modric dhe Kroos”. Ai përshëndeti drejtimin e trajnerit të ri të kombëtares spanjolle: “Ne jemi në duar të mira me Luis Enrique. Sigurisht, me shkarkimin e Lopetegui, askush nuk fitoi. Mundësia për të shkuar te Real Madridi rezultoi e pavlefshme për të dyja palët”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Italia në karantinë, Serie A anulon dhe një ndeshje tjetër (FOTO)

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Bënë iftar në fushë, ja dy yjet holandez që agjeruan

Delo.autor

Ish-trajneri i Anglisë bekon afrikanët: Kampion bote një ditë

Sadik.Autor

Leave a Comment