Futboll Sport

Superkupa e Spanjës ndryshon kontinent dhe formulë

Superkupa e Spanjës 2018, që do të luhet mes Sevilla dhe Barcelona-s, nuk do të zhvillohet në Spanjë, por në qytetin maroken të Tangierit. Ky është vendimi i marrë nga Federata Spanjolle e Futbollit, sipas mediave spanjolle.

Përveç kontinentit, Superkupa e Spanjës do të ndryshojë edhe formulën, duke parë se nuk do të zhvillohen më dy ndeshje, por vetëm një.

Një ndryshim që do të ishte historik, sepse asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që ky kompeticion, i krijuar në 1982-in, të zhvillohej jashtë Spanjës dhe me një ndeshje.

Problemi është se Sevilla ka përfshirë në shitjen e biletave sezonale të tifozëve ndeshjen e parë të Superkupës, që duhej të zhvillohej në stadiumin e tyre.

Ata, në fakt, janë dakord që të zhvillohet një ndeshje e vetme, por që të luhet në stadiumin e tyre. Siç mund të pritej, Barcelona ka dalë kundër kësja zgjidhjeje dhe është dakord të luajë në Marok.

Related posts

BREMER I DËMTUAR/ Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos

F.autor

Menaxheri i lojtarit të Real: Napoli do të ishte zgjidhja e duhur

Sadik.Autor

SUPER SFIDA NDAJ TEUTËS/ Trajneri Daja: Duhet të jemi pragmatis. Sistemi VAR mund të na penalizojë

Delo.autor

Leave a Comment