Futboll Shqipëri Sport

KAOS TOTAL/ FSHF bën lëmsh hartën, Skënderbeun e bën ekip të… Kukësit

Ashtu si edhe sezonet e tjera, edhe këtë vit do të luhet Kupa e Pavarësisë, që më parë është luajtur në Vlorë apo Tiranë. Ashtu si vjet, edhe këtë radhë do të jetë Korça vendi që do të presë Kupën e Republikës dhe është vetë FSHF, ajo e cila e njofton këtë gjë.

Megjithatë, FSHF duket se nuk e ka mësuar mirë në gjeografi që Korça i përket juglindjes së Shqipërisë, pasi në njoftim shkruhet: “Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korçës. FSHF, Për të dytin vit radhazi, ka zgjedhur qytetin verilindor për të zhvilluar këtë aktivitet.

Me këtë logjikë të FSHF-së i bie që Kupa e Pavarësisë të luhet në Kukës dhe rrjedhimisht, edhe klubi i Skënderbeut është i Kukësit.

Ja njoftimi i plotë:

“Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korcës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin verilindor për të zhvilluar këtë aktivitet. Pjesëmarrës do të jene katër skuadra: Otranto e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës. Shorti gjysmëfinal do të hidhet më datë 27 nëntor. Ndeshjet do te luhen më datë 28 nëntor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu. Aktiviteti fillon ne orën 11.00”, shkruhej në njoftim.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Mbrojtësi Hysaj vendos për të ardhmen

Delo.autor

(SPECIALE) Historia e dhimbshme e Gregorio, ishte më i mirë se Maradona…

Sadik.Autor

Në Angli e duan të gjithë, Pulisic vendos për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment