Futboll Premier League Sport

MOTRA TIFOZE E MANCHESTER UNITED NUK JETON MË/ Sulmuesi Ighalo: Lutej që unë të luaja këtu, ndonjëherë nis të qaj…

Duhet të kishin qenë ditë të lumtura për sulmuesin Odion Ighalo, i huazuar te Mançester Junajtid në orët e fundit të merkatos së janarit. Por nigeriani i transferuar nga Shangai Shenhua i ka kaluar ditët e para në Mançester në karantinë prej frikës së Koronavirusit dhe shokëve të rinj të skuadrës u është bashkuar vetëm orëve të fundit.

Një problem që i shtohet trishtimit, pasi nuk ka shumë kohë që ka humbur motrën e tij, Meri, e cila ishte një tifoze e madhe e Junajtid (u nda nga jeta në dhjetor në moshën 43- vjeçare pas një infarkti). “Provoj një dhimbje pa fund. Meri ishte si një nënë për të gjithë ne. Kur isha i vogël, kujdesej për mua. Po kërkoj të jem i fortë, por ndonjëherë përlotem.

Më mungon, motra ime ishte një tifoze e çmendur e Mançester Junajtid. Jemi rritur duke e parë në TV. Burri i saj është tifoz i Çelsit, ndërsa fëmijët janë me Mançester Sitin. Por ajo u qëndroi besnike ‘Djajve të kuq’ dhe lutej që një ditë unë të firmosja për ta. Pjesa më e dhimbshme tani është se ëndrra e saj u realizua, por ajo nuk është këtu për ta parë”, tregon historinë e tij të dhimbshme sulmuesi 30-vjeçar për “The Sun”.

Inicialet e saj do t’i ketë të stampuara në këpucët e tij të hënën, kur pritet të debutojë në ndeshjen kundër Çelsit, por një mesazh për të do ta ketë edhe nën fanellë, të cilën do donte t’ua tregonte të gjithëve nesër me krenari në rast të një goli.

ighalo

Related posts

Roma përmbysje dhe goleadë ndaj Beneventos, rikthehet në zonën Champions

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Milan nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Sassuolos

Sadik.Autor

Leave a Comment