Futboll Sport

KATASTROFA ME SKOCINË/ De Biasi “MESAZH TË KODUAR” Dukës: Shqipëria, dashuri e veçantë

Kombëtarja shqiptare po kalon një moment shumë të vështirë rezultatesh dhe jo vetëm.

Teksa kuqezinjtë lanë pas një edicion pa sukses në Ligën e Kombeve, ka shumë prej atyre që e rikthejnë kokën pas.

Ku ishim dhe ku jemi? Çfarë arritëm në Europian dhe çfarë po ndodh tani? Por, ka prej tyre, sidomos në rrjetet sociale, që e kanë përmendur edhe dëshirën e rikthimit të ish-trajnerit, Gianni De Biasi.

Ky i fundit, i cili ka qenë në “Loro Boriçi” duke parë disfatën e thellë të Kombëtares, tregon për “Panorama Sport” emocionet e asaj ndeshjeje, komenton situatën e kuqezinjve, teksa e quan Kombëtaren shqiptare si “dashuri e veçantë”.

Pse vuan kaq shumë Shqipëria?

Nuk e di praktikisht pse vuan. Mbase vuan sepse kundërshtarët janë në formë dhe mbase për faktin se skuadra nuk është e kompletuar siç ka ndodhur së fundmi, duke qenë se kanë munguar Sadiku dhe Roshi që janë futbollistë të rëndësishëm për Kombëtaren.

Por në Ligën e Kombeve kemi luajtur me skuadra që kanë qenë renditur poshtë nesh në renditjen e FIFA-s?

E di, por tani për tani, skuadra nuk po kalon një moment të mirë, është në një moment të vështirë. Gjë që mund të ndodhë. Për më tepër, siç thashë më parë, mungojnë lojtarë dhe po përpiqet që të integrojë të rinj. Është një çmim që duhet paguar.

Ku ka gabuar Panucci, pasi ka gabuar në diçka apo jo?

Unë jam i fundit që mund të them se ku ka gabuar. Nuk kam asnjë ide. E kam ndjekur situatën në një mënyrë shumë sipërfaqësore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me lojtarët dhe aq më shumë me të tjerë. I shoh gjërat nga jashtë siç i shikoni edhe ju. Nuk shkoj të shoh stërvitjet. Nuk di… Ndaj, është diçka e vështirë për t’u thënë se ku ka gabuar. Gjithsesi, trajnerët janë të zotë kur gabojnë sa më pak që të jetë e mundur.

A ka më pak cilësi kjo skuadër sesa më parë?

Mbase po, pasi ndonjë lojtar është i dëmtuar dhe jashtë ekipit, por mendoj se përgjithësisht është ekip që ka pak a shumë cilësinë që kishte ajo që shkoi në Europian.

Si mund të ringrihet Kombëtarja?

Duke punuar dhe duke i parë idetë me qartësi dhe duke ditur që duhet ndërtuar një grup i besueshëm me nja 30 lojtarë, mbi të cilët të mbështesë punën e tij. Në të tilla raste nuk duhet zgjeruar domosdoshmërisht numri i lojtarëve të thirrur për t’u parë nga afër. Nëse më pas ndonjëri bie ne sy në mënyrë të dukshme, Panucci edhe mund ta grumbullojë.

Nëse Panucci ikën dhe Duka iu ofron mundësinë, do riktheheshit në Kombëtaren shqiptare?

Unë jam mësuar që të komentoj vetëm gjërat e sigurta dhe jo supozimet mediatike.

Pavarësisht kësaj, ju nuk e keni një ndjesi nëse ky supozim ndodh?

Kur të ndodhë, do të ta them sesi do të reagoj.

Nuk ekziston ideja për t’u rikthyer?

Qartësisht, ju e dini që kur kam qenë këtu, në Shqipëri, kam qenë mirë dhe në këtë pikëvështrim ekziston gjithmonë një dashuri e veçantë për Shqipërinë, për shqiptarët. Më tej, sa i përket presidentit, kam një raport shumë të mirë me të.

Çfarë i thatë Dukës pas ndeshjes me Skocinë?

Asgjë! Ne u pamë, por nuk folëm për ndeshjen. Ishim të dy mjaftueshëm të trishtuar.

 

Related posts

E BUJSHME/ Messi qëndron në Barcelonë, gati kontrata e re që do ta mbajë përgjithmonë “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Panik tek kombëtarja europiane, infektohet me koronavirus trajneri…

Delo.autor

AUTOGOLI MË I PAFAT VJEN NGA KATARI/ Ja momenti kur bashkëpunimi mbrojtës-portier sjell gol për rivalin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment