Futboll Shqipëri Sport

Klubi i KUKËSIT zyrtarizon largimin e MUSOLLIT: E ka derën e hapur, te ne u bë…

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar largimin e Besar Musollit nga skuadra. Mesfushori i njohur ka ndërprerë me konsensus kontratën me verilindorët duke u bërë në këtë mënyrë lojtar i lirë.Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi kuksian ka falënderuar 29-vjeçarin për kontributin e dhënë, ku thekson se dera për të do të jetë gjithmonë e hapur.

“FK Kukësi dhe Besar Musolli, ndërpresin marëdhëniet me vullnet të plotë.

Mesfushori kosovar dhe klubi ynë, kanë arritur të ndërpresin marëdheniet me konsensus të plotë mes palëve. 29-vjeçari nga Podujeva nuk është aktivizuar për një kohë të gjatë me skuadrën tonë, për shkak të një dëmtimi duke e detyruar të jetë për një periudhë të gjatë larg fushave të blerta.

Besar Musolli me fanelën e ekipit të Kukësit, arriti të bëhej lojtar profesionist duke marë përsipër rolin e zëvendës kapitenit, duke i’u bashkuar edhe kombëtares së Kosovës. Gjithashtu, ai ka arritur të regjistrojë 223 prezenca me skuadrën tonë, duke arritur të fitojë Superligën, Kupën e Shqipërisë, Superkupën dhe duke kaluar në turin e katërt të Europa League-s.

Futboll Klub Kukësi i uron Besar Musollit shërim sa më të shpejtë dhe falenderon kosovarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë, ndërkohë që dera jonë do të jetë e hapur gjithmonë për të.

Falemdinderit!”, shkruhet në njoftimin e klubit kuksian.

Related posts

Shikoni çfarë ka katranosur arbitri në Inter-Juve (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Malmo-Juventus. Rezultati 0-3

Delo.autor

EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Walcott kompleton “pokerin” ndaj De Geas, ja goli i turpit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment