Boks Sport

ZBULON MENAXHERI/ Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury dhe planet për 2022-shin

Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring në mars ose prill të vitit tjetër. Lajmin e konfirmoi menaxheri i njohur i boksit Bob Arum. Fury dueloi dy javë më parë ndaj Deontay Wilder, duke fituar me KO në raundin e 11-të dhe mbrojti titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Për momentin, Fury është pezulluar për 45 ditë nga të gjitha eventet sportive nga komisioni mjekësor i Nevada, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga ajo sfidë. “Mendoj se Fury do ta shohim sërish në ring në mars ose prill. Kemi kohë të diskutojmë për rivalin e ardhshëm”, tha Arum.

“Më pas, në vjeshtën e vitit tjetër do të synojmë unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Joshua dhe Usyk. Edhe ata do të duelojnë në pranverën e vitit tjetër. Këto janë planet që Fury ka për vitin 2022”, tha Bob Arum.

Related posts

LIVE/ CR7 për të “ndërruar fytyrë” ndaj Valencias, Roma e Reali sfidë krizash. Ja rezultatet

Isa.Autor

ZYRTARE/ Largohet nga Barcelona, transferohet drejt klubit nga Serie A (FOTO)

F.autor

“EC ATY SHQIPE”/ I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus

F.autor

Leave a Comment