Futboll Shqipëri Sport

KOMBËTARJA NË KAOS/ Ja SHARJET e PANUCCIT me gazetarët. INJORANT, I PAEDUAKTË…

Kombëtarja kuqezi ka prekur fundin e saj pas rezultateve negative të këtij viti. Humbja turpëruese me Kosovën, disfata me Ukrahinën por edhe shpërfytërimi me Skocinë ka lën padyshim një shije të hidhur në ambjentin e kombëtares. Këta të fundit shpesh janë tradhëtur nga nervat duke reaguar ashpër ndaj gazetarëve.

Rasti i parë i cili bëri jo pak bujë në mediat shqiptare ishe fjalori aspak i këndësh mes Christian Panuccit dhe gazetares së SuperSportit Ilda Bejlerit. Trajneri italian nuk preferoi të fliste për mikrofonin e kësaj medie fill pas rezultatin negativ me Jordaninë.

Por, sherri i tyre vijon që nga miqësorja me Ukrainën ku Shqipëria u mund me rezultatin 4-1, më datë 3 qershor dhe trajneri Panucci e la përgjysmë intervistën e tij për “Supersport” pas vërshëllimave dhe britmave të tifozëve.

Rasti i dytë është ai i 2 ditëve më parë ku në transmetim Live në kanalin e RTSH, Mërgim Mavraj acarohet nga pyetja e gazetares Hygerta Sako për kartonin e kuq dhe sjelljen e tij në fushë.

 

Si për të mos mjaftuar këto vetëm disa castë më parë Panucci në daljet e tij për mediat ka përdorur një fjalor të ashpër me gazetarin Gjergji Stefa i SuperSportit. Panucci e quajti gazetarin sportv i paeduaktë.

 

Kujtojmë që Panucci në çdo dalje që ka patur me gazetarët ka folur me nota ironie dhe shpërfillje, pasi këta të fundit kanë qenë kritik për situatën në të cilën ndodhet kombëtarja kuqezi.

Përagatiti:AlpeNews.al

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Southampton i falet Brojës, Arsenal kap zonën Champions

Delo.autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Serbët në avantazh, skuadra e Egbosë ndëshkohet në momentin më të mirë (VIDEO)

Delo.autor

Këta janë 100 dribluesit më të mirë, por Ronaldon se shohim askund

Q.Autor

Leave a Comment