Futboll Sport

SKANON IBRAHIMOVIC, CR7 DHE LUKAKU/ De Vrij: Të tre janë me karakteristika të ndryshme dhe…

Stefan de Vrij, mbrojtës i Interit, gjatë intervistës së tij me La Gazzetta dello Sport, flet për Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo dhe Lukaku.

Mbrojtësi holandez që është përballur tashmë me të tre, edhe pse me shokun e ekipit vetëm në stërvitje, bën një vlerësim të përgjithshëm.

“Të tre janë me karakteristika të ndryshme dhe bëjnë diferencën në fushë!

Gjëja më e mirë për një mbrojtës është të përballet me kampionë si këta.

Ajo që bën Ibrahimovic  në moshën e tij, për shembull, është e pabesueshme! Cristiano me mentalitetin e tij është gjithmonë në majë.

Por Romelu është gjithashtu një nga sulmuesit më të mirë në botë: ai është shumë i fortë fizikisht, kur kthehet bëhet i pathyeshëm. Do të evitoja kontaktin fizik me të”.

Related posts

SKANDAL NË VLORË/ Flamurtari është pa skuadër dy javë nga starti i sezonit, ja shkaku

Delo.autor

TREGON SEKRETIN SI FITOHET KAMPIONATI/ Emanuel Egbo: Ja çfarë duhet të kesh në skuadër

Delo.autor

LOJTARI HABIT KUNDËRSHTARËT/ Shënon të njëjtin gol kundër të njëjtit ekip në të njëjtën minutë pas… 7 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment