Futboll Seria A Sport

KRITIKAT/ Mancini shpjegon mosgrumbullimin e Balotellit, ka një mesazh për El Shaarawy

Trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini thotë se Stephan El Shaarawy do të grumbullohet nëse vazhdon të paraqitet mirë.

“Duam të vazhdojmë aty ku e lamë ndaj Polonisë. Kjo është rruga e duhur,” shprehet ai në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes me Portugalinë dhe Amerikën.

“Bëmë një ndeshje të madhe, por kemi mundësi të përmirësohemi në shumë aspekte dhe të shënojmë gola më herët.

“Vendi i parë në grupin tonë të Nations League? Do të luajmë ndaj Portugalisë në San Siro, një ndeshje shumë e vështirë, gjithashtu të shpresojmë që Polonia të barazojë. “Mos-grumbullimi i Balotellit? Kemi kohë deri në Kampionatin Europian dhe ka shumë lojtarë që do të grumbullohen nëse luajnë mirë.

“El Shaarawy është një shembull i pastër: nëse vazhdon të luajë mirë, si të tjerët, atëherë do të grumbullohet.

“Belotti? Ai mund të bëjë më mirë. Lojtarët e rinj? Kemi grumbulluar Zaniolon për ta parë në stërvitje nga afër. Ai është vetëm një shembull. Do të ketë të tjerë.”

 

Related posts

DO TË LUHET SFIDA JUVENTUS-NAPOLI/ Moggi kundër vendimit: Kjo është ndoshta arsyeja pse jam eliminuar

Delo.autor

Southamptoni shokon Chelsean shënon golin e dytë ndaj “londinezve”

Sadik.Autor

“ABISSNET SUPERIORE”/ Dy sfida interesante ngrenë sot siparin e javës së pestë

Delo.autor

Leave a Comment