Futboll Kategoria Superiore Sport

MEMA ULTIMIATUM EKIPIT/ Klubi i Tiranës pezullon Hasanin, ja dënimi që merr

Klubi sportiv Tirana ka pezulluar futbollistin Edon Hasani, pas incidentit të ndodhur me shokun e ekipit Agusstin Torasa.

Ky vendim është marrë nga drejtuesit e klubit në bashkëpunim me stafin drejtues.

“KF Tirana ka pezulluar futbollistin Edon Hasani për shkak të një incidenti në stërvitje me futbollistin Agustin Torasa.

Pas këtij momenti, Hasani ka debatuar me trajnerin, debat i cili ka sjellë masën disiplinore për lojtarin.

Përfshirja e kapitenit Erando Karabeci në këtë histori është e pavërtetë. Karabeci dhe Hasani kanë qenë dhe mbeten miq brenda dhe jashtë fushe”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Lojtari – Menjëherë sapo ka marrë vendimin e klubit në dorë, futbollisti ka lënë Ohrin. Ai është kthyer menjëherë në Tiranë. Të premten ai është fotografuar me një mikun e tij në një nga kafet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, i relaksuar pas ngjarjeve në Ohër.

MEMA- Ajo që është mësuar këto dy ditë është ultimatumi i vendosur nga Ardian Mema.  Trajneri ka vënë veton dhe kërkon largimin e futbollistit. Mësohet që Mema t’u ketë thënë drejtuesve. “Lojtari nuk kthehet. Në skuadër unë ose ai”. Një ultimatum që duhet të marrë fund ditën e hënë, pasi presidenti Refik Halili duhet të marrë një vendim të vështirë.

Related posts

SHFAQ PROBLEME NË MBROJTJE/ Roma pranë firmës me një nënkampion bote

Delo.autor

Dortmund befason skuadrat e mëdha, merr vendimin për Aubameyang

Q.Autor

“PRAY FOR ALBANIA”/ Liga e futbollit rumun solidarizohet me Shqipërinë pas tërmetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment