Futboll Shqipëri Sport

LA KOSOVËN PËR SHQIPËRINË/ Ja çfarë deklaronte mbrojtësi Ismajli në muajin maj

Siç ishte bërë me dije prej pak kohësh, ditën e sotme erdhi edhe zyrtarizimi i përfshirjes së Ardian Imsajlit, ish-kapitenit të Kosovës U-21, në listën e përfaqësueses së Kombëtares Shqiptare në dy ndeshjet e muajit nëntor, ato ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Por, vetëm në muajin maj, ai ishte pjesë e Kosovës, në ndeshjen që “dardanët” mundën Shqipërinë me shifrat 3-0. Teksa ishte i grumbulluar me Kosovën vetëm 5 muaj më parë, mbrojtësi i Hajdukut të Splitit deklaronte për Supersport: “Unë kam lindur në Kosovë, jam nga Kosova dhe gjithmonë do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime. Debutimi ndaj Shqipërisë ishte jashtëzakonisht i mirë dhe për këtë më duhet të falënderoj trajnerin që më besoi dhe shokët e skuadrës që më motivuan.

Fitoren ndaj Shqipërisë e kam pritur, por jo me këtë rezultat dhe dominim. Harmonia në skuadër është shumë e mirë dhe kjo shihet edhe në fushë. Nëse është nevoja për të mbrojtur U-21 e Kosovës, unë shkoj menjëherë edhe atje. Unë kam qenë gjithmonë pjesë e Kosovës, por më parë kam pasur probleme me trajnerin e kaluar(Bunjaku).”

Related posts

RRËFEN EKSPERIENCËN E TMERRSHME NË KINË/ Wagner Love: Kemi ngrënë akrepa dhe buburreca

Delo.autor

I “ZHDUKUR” NË MILANO/ Lukaku në dyshim për të ardhmen. Marotta bën llogari

F.autor

SERIE A/ Bastet në futboll, tre ish-futbollistë të Italisë do të dalin para Gjykatës

Sadik.Autor

Leave a Comment