Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari: Vlonjatët në kërkim të fitores, Daja hedh në fushë edhe Ribajn (VIDEO)

Po luhet në Vlorës, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Ky takim do të përmbyllë edhe javën e 12-të të Kategorisë Superiore.Të dy skuadrat luajnë hapur dhe pritet një ndeshje interesante në stadiumin “Flamurtari”. Vlonjatët vijnë në këtë takim pas triumfit në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që gjirokastritët u mposhtën nga Laçi në shtëpi.

Nuk mungojnë as surprizat në formacionet zyrtare. Danilo Alvesh nuk ia ka dalë për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë edhe gjirokastritët kanë humbur Xheksonin në minutat e fundit. Braziliani ka provuar të jetë në fushë, por nuk ia ka dalë për shkak të një dëmtimi.

bandicam 2018-11-07 16-57-59-561

LIVE| FLAMURTARI-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE: 

74′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Batha në fushë sulmuesi Ribaj.

71′ Zëvendësim i detyruar te Luftëtari, largohet Radoviç i dëmtuar, në fushë Maldin Ymeraj.

69′ Rrapa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

66′ Alla godet nga një pozicion i favorshëm, por nuk kordinohet siç duhet, topi shkon mbi kuadrat.

63′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kotobelli në lojë Alesio Hyseni.

57′ Janiçiç bën një tjetër ndërhyrje deçizive, duke evituar rrezikun në zonën e gjirokastritëve.

55′ Kotobelli lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

51′ Radoviç provon me një gjuajtje me të majtën, por topi devijohet në këndore.

47′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarin, por nuk është shfrytëzuar siç duhet nga Bushiç.


46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime.

Përfundon pjesa e parë, 0-0. 

44′ Rapo provon me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

41′ Goditje dënimi për Flamurtarin. Provon Veliu, por gjuajtja ishte qëndore, pret në 2 kohë portieri Ruçi.

33′ Mundësi mjaft e mirë për Flamurtarin me Mustën që merr një top me themër nga Torasa, por ndëhyn mjaft mirë Liçaj, duke i hequr topin nga këmba në afërsi të pikës së penalltisë.

29′ Musta hedh një krosim në zonë, por largojnë mbrojtësit e Luftëtarit.

24′ Goditje dënimi nga e majta për Luftëtarin, topi harkohet në zonë,  Janiçiç provon me një goditje me kokë nga brenda zonës, por jashtë kuadratit.

16′ Sërish Luftëtari rrezikshëm me Shkurtajn që lëshon, një predhë nga distanca, por reagon mjaft bukur portieri Koliçi, që grushton topin në këndore.

12’ Kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit, topi mbërrin te Shkurtaj i cili shfaqet i vetëm para portës, por gjuajtja shkon mbi traversë.

9′ Goditje dënimi për Flamurtarin, Musta gjen Bathën në zonë, ky i fundit gjuan por pret portieri Ruçi. Topi ngelet në zonë, provon edhe Mustafa të gjuajë drejt portës, topi ndalet me dorë nga mbrojtësi. Për gjyqtarin nuk ka penallti.


2′ Gabim i Kotobellit, i jep mundësinë, Milosavljevit të provojë, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe shkon në duart e Koliçit.

1′ Ka nisur takimi në Vlorë, vlonjatët menjëherë në sulm.

Related posts

Buffon: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Q.Autor

“AIR ALBANIA” KTHEHET NË MAKTH/ Partizani merr vendimin drastik, ja ku do të luajë ndaj “Durrsakëve” (FOTO)

Delo.autor

“MANTIM FORCAT ME PARTIZANIN”/ Nderim Nexhipi premton: Presim dhe dy lojtarë që…

Delo.autor

Leave a Comment