Futboll La Liga Sport

LEGJENDARI NXIT BARCELONËN/ Barjuan: Shfrytëzoje pakënaqësinë e Iscos

Isco mund t’i interesojë Barcelonës, nëse vazhdon të neglizhohet nga Real Madridi. I këtij mendimi është legjenda Blaugrana, Sergi Barjuan. Ndërkombëtari i Spanjës ka pasur probleme shëndetësore këtë sezon, teksa iu nënshtrua edhe një operacioni në shtator, pas problemeve me apendicitin.

Klubi nga “Santiago Bernabeu” ka dashur ta menaxhojnë me kujdes situatën e tij, por 26-vjeçari është lënë jashtë skuadrës së Santiago Solarit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Romën, e luajtur të martën.

Isco nuk ka luajtur ende një ndeshje si titullar nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madridit, me gjashtë të tilla deri më sot, ndaj frustrimi i tij është i madh. Klubet e mëdha në të gjithë Europën do ta mirëprisnin në radhët e tyre një mesfushor kaq cilësor, që te “Los Blancos” nuk po trajtohet si duhet.

Sergi Barjuan beson se një interesim të tillë duhet ta ketë edhe Barcelona. Një njeri, që kaloi nëntë vite brenda skuadrës së parë të Barcelonës, gjatë ditëve të tij si futbollist, foli mbi situatën e Isco në “Radio Marca”: Unë nuk e di se menaxhohet puna për formacionin titullar dhe zëvendësuesit atje, por është e vërtetë se trajnerët janë për të marrë vendime.

Solari mori një vendim për Isco, e la jashtë skuadrës kundër Romës. Nga pikëpamja e filozofisë së lojës, ai është një lojtar, që mund t’i interesojë Barcelonës, sepse luan me një prekje dhe mund të lidhet mjaft mirë me lojtarët e tjerë në “Camp Nou”. Ndoshta është shpejt për të folur. Në fund të fundit, sezoni është i gjatë dhe Real Madrid do të ketë edhe shumë ndeshje, ndaj do të ketë nevojë për të gjithë”.

Isco është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013 dhe ka bërë mbi 250 paraqitje për klubin mbretëror spanjoll. Ai i ka ndihmuar të bardhët të fitojnë një titull në La Liga, katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe tre triumfe në Botërorin për Klube.

Megjithatë, ka konkurrencë të ashpër për një vend titullari në rolin e tij te Real Madridi, kështu që duhet t’i nënshtrohet rotacionit. Mbetet të shihet nëse Isco do të pranojë një rol të tillë, apo do të futet në bisedime me ekipe nga Premier Ligë dhe Seria A, që kanë shfaqur interes për të në të kaluarën. Ndër to, Arsenali dhe Juventusi konsiderohen si klubet që po e ndjekin yllin e “Los Blancos”.

Related posts

ZYRTARE/ Vllaznia bind talentet e akademisë, ja kush është lojtari i radhës që ka firmosur

Delo.autor

“TEUTA NA VURI NË VËSHTIRËSI”/ Flet zëvendës trajneri Osja pas brazimit: Ne kishim për të marrë mesfushën, por…

Delo.autor

“NUK ANKOHEM PËR KARRIERËN TIME”/ Mesfushori Gundogan zbulon dy idhujt: Do të kisha dashur të luaja me ata

Delo.autor

Leave a Comment