Futboll Sport

LEKSION NGA WELLSI/ 445 £ për të shijuar futbollin dhe Shqipërinë!

Mbi 2500 tifozë Skoces ishin të pranishëm në ndeshjen që kombëtarja e tyre luajti kundër përfaqësueses tonë në Shkodër. Një prani kaq e madhe tifozësh të huaj në një ndeshje futbolli, nuk ishte para ndonjëherë në Shqipëri. Mirqenia ekonomike u ka krijuar mundësi këtyre tifozëve të ndjekin nga afër ekipin e tyre kombëtar.

Por këto transferta futbolli shfrytëzohen edhe për turizëm. Pas skocezëve, radha është e tifozëve uellsian, të cilët pritet që në numër të jenë diku te 2000 tifozë në “Elbasan Arena”, në sfidën miqësore Shqipëri-Uells. Por nëse keni kuriozitet, se si organizohen këto transferta masive të tifozëve britanik, sa herë që përfaqësueset e tyre luajnë jashtë shtëpisë, shembulli vjen nga Uellsi.

Federata e futbollit e këtij shteti, bashkëpunon me një kompani, që ofron mundësi, që tifozët të udhëtojnë sa herë që kombëtarja luan në transferta. Shqipëria është një vend i lirë për tifozët që vijnë nga ishulli, dhe me më pak se 500 paund, mund të vish katër ditë, të bësh turizëm, të shijosh gatime tradicionale dhe bashkëkohore, të argëtohesh me jetën e natës në Tiranë, të shohësh ndeshjen e ekipit tënd të zemrës, dhe në fund të mbetesh i kënaqur.

Me një paketë vetëm për 445 paund për person, duke përfshirë gjithçka për katër ditë dhe tre netë qëndrimi në Shqipëri. Ky është shembulli perfekt i organizimit të tifozëve, të cilët me një kosto të pranusheme, kanë mundësi të shijojnë futboll dhe gjithçka tjetër.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Tmerrohen të gjithë lojtarët, policia futet me armë në fushë dhe… (VIDEO)

Delo.autor

“JE M*TI I QYTETIT TONË!” Tifozët e Lecces turpërojnë trajnerin Conte me një banderolë (FOTO)

Delo.autor

KAOS TE UNITED/ Izolohet Ronaldo, detyrohet ta hajë drekën i vetëm

F.autor

Leave a Comment