Formula 1 Të tjera

KRIZA E “KOKËKUQES”/ Vettel: S’kam asnjë peng, ta mbyllim 2018-ën me fitore

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, shpeson që ta mbyllë me fitore Botërorin 2018 të Formula 1, sukses që do ta inkurajonte për të ardhmen. Vettel nuk fiton prej 7 garash, suksesi i fundit në Belgjikë, shifra që tregojnë se përse ai humbi duelin me Hamilton për titullin kampion e krizën e “kokëkuqes” në këtë pjesë të dytë të sezonit.

“Tashmë titulli i përket së shkuarës, Hamilton e meritoi atë, por të shohim me optimizëm përpara. Kemi edhe një garë për të zhvilluar këtë vit, ndaj të punojmë fort për ta fituar atë, për ta mbyllur këtë vit me një fitore dhe për t’u dhuruar një gëzim tifozëve tanë”, tha Vettel, një javë nga gara e fundit, që do të zhvillohet në Abu Dhabi.

“Nuk kam asnjë peng, pasi jam përpjekur të jap më të mirën edhe pse në ndonjë rast kam gabuar. Sezoni ka qenë me luhatje dhe gabuam atëherë kur nuk duhej, ndaj një fitore në Abu Dhabi do të na jepte sadopak kënaqësi, për ta mbyllur me një gëzim këtë sezon”, u shpreh Vettel.

Related posts

MOTO GP/ Marquez dorëzon titullin: Ja kush shpallet kampion këtë sezon

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Revanshi Khabib-McGregor në boks nëse pezullohen nga UFC-ja

Isa.Autor

Mercedes: Për të mundur Ferrarin duhet të jemi të përkryer

Sadik.Autor

Leave a Comment