Futboll Sport

LIGA E EUROPËS/ Skocia në alarm përpara Shqipërisë, dëmtohen edhe 3 lojtarë

Skocia po kalon një moment mjaft të vështirë përpara takimit ndaj Shqipërisë më 17 nëntor për shkak të dëmtimeve.

Tre lojtarë të tjerë nuk do të jenë të gatshëm për takimin ndaj kuqezinjve, duke ia shtuar edhe më shumë dhimbjen e kokës trajnerit Alex McLeish.

Më përpara konfirmuan mospraninë e tyre sulmuesit Steven Naismith dhe Leigh Griffiths, për shkak të problemeve fizike.

Mediat skoceze bëjnë të ditur se Charlie Mulgrew, Stephen O’Donell dhe Kevin McDonald, nuk do të marrin pjesë në këtë sfidë pasi të tre po përballen me dëmtime që nuk i lejojnë të luajnë në dy javët e ardhshme.

Tre lojtarët e fundit të dëmtuar janë një problem i madh për Skocinë, duke qenë se ata ishin kthyer në lojtarë të rëndësishëm për formacionin.

Për më tepër që ata së bashku edhe me Naismith luajtën titullarë në sfidën e parë të luajtur përballë Shqipërisë. Përveç kuqezinjve, Skocia do të përballet edhe me Izraelin, në dy takime të rëndësishme të Ligës së Evropës.

Related posts

FATI I KEQ PËR STRAKOSHËN/ Dëmtohet pasi i priti penalltinë shokut të skuadrës. Ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave

F.autor

Shkëmbim yjesh mes Milanit dhe Napolit

Sadik.Autor

Varane: Reali preferon fitoren para lojës së bukur

Q.Autor

Leave a Comment