Gossip Sport

ZBULON DISA PRAPASKENA/ Lavezzi si Icardi: Skandal në Argjentinë për të fejuarën e re

Ezequiel Lavezzi është në qendër të zërave pikantë në Argjentinë.

Ndërsa ish-sulmuesi rrezikon të humbasë disa prona për shkak të luftës në gjykatë me ish-partneren Yanina Screpante, gazetarët argjentinas kanë zbuluar disa parapaskena për lidhjen e Lavezzi-t dhe të fejuarën e tij të re, modelja Natalia Borges.

Me sa duket kjo e fundit ka qenë e lidhur me një nga miqtë më të mirë të Lavezzi-t kur është dashuruar me Pocho-n.

“Lavezzi dhe Natalia janë takuar për herë të parë në Ibiza, gjatë një darke mes dy çiftesh. Ajo ishte e fejuar me Lorenzo-n, një mik i ngushtë i ish-lojtarit”, ka thënë në programin tv Es por hay gazetari Guido Zaffora.

“Pocho dhe Borges janë dashuruar dhe Lorenzo ka mbetur i vetëm dhe i braktisur”, ka shtuar duke e krahasuar ngjarjen me trekëndëshin e famshëm të dashurisë Mauro Icardi-Wanda Nara-Maxi Lopez.

“Lavezzi i ka bërë një gjë ‘alla Icardi’ mikut”, ka thënë duke qeshur eksperti i kronikës rozë.

Related posts

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan në kërkim të një sulmuesi, ja 6 yjet që po ndjekin “kuqezinjtë”…

Delo.autor

Allegri: Unë e di si mposhtet Interi, ne shkojmë në “San Siro” për …

Sadik.Autor

SHOKON LEGJENDA ANGLEZE/ Për sa kohë të jetë MOURINHO, Rashford nuk do të…

Isa.Autor

Leave a Comment