Futboll Sport

NDESHJA NË LORO BORICI/ Cana për mediat skoceze: Nuk jemi në formën më të mirë sepse…

“Një atmosferë familjare do të gjejnë ata që janë nisur për në Shqipëri” nis shkrimin e saj gazeta skoceze “Herald Scotland”, duke vlerësuar ambientin që tifozët kanë gjetur në vendin tonë. Gazeta  ka marrë një reagim të ish-kapitenit të kombëtares sonë, Lorik Cana. Ky i fundit ka analizuar ecurinë e kombëtares sonë këtë vit, që nuk ka qenë nga ato më të mirat.

“Ndoshta nuk jemi në formën më të mirë. Skuadra nuk ka pasur një rrugëtim të mirë që nga Europiani për shkak të dëmtimeve, tërheqjes së lojtarëve apo gjëra të tjera”, shprehet fillimisht Cana.

Më pas ai cilëson se e gjitha kjo vjen ndoshta edhe nga pritshmëritë e larta që tifozët kanë. “Kur vjen nga një arritje aq e madhe si kualifikimi në Europian, atëherë është e vështirë të bësh përpara sepse pritshmëria është e madhe. Në futboll nuk ke shumë kohë. Padyshim që do të kërkojmë fitoren ndaj Skocisë. Duam medoemos të jemi në formë përpara kualifikeseve vitin e ardhshëm. Do të jetë e vështirë të arrijmë kreun e grupit, pasi na duhet fitore me 4 gola. Skocia e meritoi fitoren në takimin e parë, por kësaj herë do të jetë ndryshe”, përfundoi Cana.

Related posts

“ËSHTË SKUADËR MË E FORTË SE BARCELONA”/ Koeman e pranon: Janë favoritë për Champions

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi rinovon me Ajax, ja gjigantët që mbeten me “gisht në gojë”

Delo.autor

Hasi dërgon në gjykatë Olympiakosin, pritet të fitojë borxhin nga gjigandi grek

Delo.autor

Leave a Comment