Futboll Premier League Sport

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra turpëron Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Zvicra ka bërë një përmbysje spektakolare që do të mbahet mend gjatë. Pas një disavantazhi 2-0 në fillim të ndeshjes, vendasit kanë përmbysur gjithçka duke triumfuar me rezultatin final 5-2. Me këtë rezultat, Zvicra është kualifikuar për fazën finale zë kompeticionit.

Belgjika kalon në avantazh që në minutat e para të takimit pas gabimit trashanik të një prej lojtarëve vendas që shfrytëzohet me gjakftohtësi nga Thorgan Hazard, vëllai i vogël i yllit të Chelsea-t Eden. Në minutën e 17’ erdhi goli i dytë miqve, përsëri me Hazard cili i pashqetësuar godet bukur në hyrje të zonës duke mposhtur për të dytën herë portierin Sommer.

Por Zvicra arrin të reagojë duke ngushtuar diferencën me penalltinë e Ricardo Rodriguez në minutën e 26’. Pesë minuta më pas stadiumi Swissporarena ringjallet teksa vendasit shënojnë golin e barazimit falë sulmuesit Haris Seferovic. Dhe e pabesueshmja ndodhi në minutën e fundit të pjesës së parë, Seferovic shënon golin e përmbysjes që në pjesën e parë.

Pas pushimit nuk vjen asnjë reagim nga belgët, por ata që thellojnë diferencën janë zviceranët me Elvedi që shënon pas pasimit fantastik të Shaqirit. Asnjë reagim nga miqtë dhe në minutën e 84’ erdhi goli i nokautit nga Seferovic, i cili do të marrë topin me vete në shtëpi pasi kompletoi tripletën. Një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë në Zvicër.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Greqia ka pësuar një humbje befasuese brenda në shtëpi ndaj Estonisë me rezultatin 1-0, por që nuk ndryshon asgjë në renditjen e përgjithshme. Hungaria ka fituar 2-0 ndaj Finlandës që e kishte siguruar vendin e parë të grupit 2 të League C.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Befasi në të dyja formacionet, Iniesta dhe ylli i Rusisë në stol

Sadik.Autor

“UROJ QË TË VINI SHPEJT”/ Ylli i Serisë A ishte gati të dhuronte fanellën e tij, por tifozët nuk… (VIDEO)

Delo.autor

ISHTE NJË NDËR LOJTARËT MË TË MIRË NË SEZONIN E FUNDIT/ Liverpool shpërblen mbrojtësin Van Dajk me…

Delo.autor

Leave a Comment