Futboll Sport

LISTA E GOLASHËNUESVE MË TË MIRË TË TË GJITHA KOHRAVE/ Çuditërisht në krye nuk është Pele

Në vend të parë është një tjetër brazilian në vend të Pele.

1-Ai quhet Arthur Friedenreich me 1329 gola në karrierën e tij. Është fitues i Këpucës së Artë në 1919 dhe dhe luajti futboll për 26 vjet nga 1909-1935. Lojtari thirrej me emrin Tigër dhe rroi 77 vjet.

2-Pele legjenda braziliane e futbollit. Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele realizoi 1281 gola në 1363 ndeshje. Më 1958 në Kupën e Botës, 17 vjeç e 239 ditë, sulmuesi brazilian u identifikua si një futbollistë me të ardhme të ndritur dhe ashtu doli… Është fituesi i 3 Kupave të Botës përkatësisht të 1958, 1962 dhe 1970. Pele nuk luajti kurrë në Europë.

3-Josef Biçan ka përqindjen më të mirë për gola 1.52 për ndeshje. Lojtari ka shënuar gjithsej 805 gola. Karakteristika kishte që ishte lojtar që luante me dy këmbët dhe ka qënë lojtar tepër i shpejtë 100 metra i ka kapur për 10.8 sekonda. Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS), e ka shpërblyer Bicanin me “Topin e Artë” si golashënuesin më të mirë në shekullin e kaluar. Ka luajtur me Rapidin e Vienës dhe Slavian e Prahës dhe është i vetmi lojtar profesionist që ka shënuar 7 gola në ndeshje në 3 raste.

4-Futbollisti brazilian Romario mbahet kryesisht mend për lojën me PSV Eindhoven dhe Barcelonën. Ka shënuar gjithsej 743 gola në karrierën e tij si futbollist.

5-Gerd Müller ka shënuar 711 gola për klubin dhe Kombëtaren dhe e ka mbajtur rekordin për më së shumti gola në një vit kalendarik deri disa vite më parë, të cilin ia theu Lionel Messi. Müller shënoi 365 gola në 427 paraqitje në Bundesliga për Bayern Munich, gati 100 gola më shumë se golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Bundesligas, Klaus Fischer.
Ndërsa për legjendat e kohes tonë të futbollit mund të themi se Ronaldo renditet i 7 në listën e golashënuesve dhe Messi renditet i nënti.

Related posts

“DRIBLON” ZEMËRIMIN E DI MARIA/ Scaloni: Kombëtarja mbështetet edhe nga jashtë…

Delo.autor

Legjendat e sportit takohen në një miqësore nderi

Sadik.Autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas një asist nga Keidi Bare, mbrojtësi Vidal ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment